Sequi: Politika të vazhdojë dialogun konstruktiv

Gjatë një tryeze për demokratizimin e vendit, ai tha se në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit në Bruksel, mazhoranca dhe opozita dëshmuan vullnet të sinqertë për të bashkëpunuar për reformat.
“Unë kam qenë në Bruksel përpara disa ditësh së bashku me Ditmir Bushatin dhe ministren Bregu. Mendoj se kemi pasur një demonstrim të qartë të faktit, që integrimi është një objektiv kombëtar, që qeveria dhe opozita ishin të përfaqësuara në atë takim të Këshillit të Stabilizim-Asocimit dhe përpjekjet e përbashkëta duhet të vazhdojë me dialog dhe kompromis. Kjo do të thotë se integrimi duhet parë si një përgjegjësi e përbashkët dhe si një mjet dhe ne për këtë po kontribuojmë. Dëshiroj të theksoj se kjo është një përpjekje shqiptare. Sigurisht që koha është një burim i vlefshëm dhe nuk duhet humbur. Kam vënë re se kishte një vullnet të mirë në këtë çështje, pasi integrimi në fund të fundit është në interes të vendit dhe interes të qytetarëve”, theksoi ai.
Sipas tij, për anëtarësimin në BE, kriteri politik është shumë i rëndësishëm dhe jo pa qëllim, ky kriter është i pari në listën e 12 kritereve të Komisionit Evropian të vëna ndaj Shqipërisë. “Ne duhet të theksojmë akoma më shumë edhe lidhjen midis kritereve politike dhe fuqizimit të qytetarëve. Është e qartë kur ne vëmë theksin e kritereve politike për anëtarësim, kriteret e Kopenhagënit. Demokracia i vë në marrëdhënie të pandashme midis politikës dhe qytetarëve. Sa më e dobët është kjo marrëdhëniet, aq më e dobët është demokracia. Pjekuria demokratike është i pamundur pa shoqërinë civile”, vijoi Sequi. /S.Ll/Start/
2012-05-21 10:12