E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni i djathte, mbyllen negociatat me 25 parti, Bode: Bisedimet edhe sot

Ne seline e Partise Demokratike dy te mandatarit, Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashi, vijuan dje takimet me krere te forcave politike te djathta dhe te qendres, ne kuader te krijimit te aleancave parazgjedhore per zgjedhjet e 23 qershorit. Ne perfundim te disa prej takimeve, Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Ridvan Bode, tha se aktualisht eshte negociuar me 25 parti, nderkohe qe bisedimet vijojne. Ndersa i pyetur nese PD eshte e hapur edhe per Frymen e Re Demokratike te kryesuar nga Bamir Topi, Bode tha PD eshte e hapur per te perfshire ne kete koalicion te gjitha partite e djathta dhe te qendres. “Jane rreth 25 parti qe kane perfunduar negociatat dhe jane kontaktuar. Do te vazhdojme sot dhe neser. Perfitoj nga rasti per t’u bere thirrje te gjitha partive te djathta dhe qendres se djathte qe kane vullnetin per te qene nje koalicion per zgjedhjet. Kjo eshte nje ftese per te gjitha partite qe e ndjejne veten ne kete spekter, te cilat mund te rreshtohen ketu sipas programit te tyre politik”, - u shpreh Bode. Ne seline blu, jane pare te hyjne dje, kreu i PDIU, Shpetim Idrizi, Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, ai i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, i Partise Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, i Ballit Kombetar, Adriatik Alimadhi, etj. Nderkohe partite me te cilat tashme eshte arritur marreveshja, jane BLD-ja e Arjan Staroves, Aleanca Demokratike e Arben Demetit, PBKD-ja e Artur Roshit dhe Agraro- ambientalistet e Xhuvelit. Baza e marreveshjeve parazgjedhore eshte premtimi per bashkeqeverisje, si ne tete vitet e kaluara, e bazuar ne votat qe secila prej partive ka marre. Nder partite me kryesore pritet te jete, Partia Republikane e cila ka lene haptazi te kuptohet aleancen me PD ne zgjedhje dhe PDIU qe pritet ta permbylle sot marreveshjen. Kryeministri Berisha, e ka cilesuar koalicionin parazgjedhor si aleancen me te madhe te partive te qendres se djathte dhe te qendres, cka do te thote se pritet te rikonfirmojne pjesemarrjen ne koalicion qeverises te gjitha partite aktuale. Sipas Kodit Zgjedhor, regjistrimi i koalicioneve parashikohet te behet jo me vone se 60 dite nga data e zgjedhjeve, qe do te thote se afati skadon mesnaten e dates 24 prill. R. Rapushi

VENDIMI

Kryesia e Lidhjes Demokristiane vendosi qe LDK-ja t’i bashkohet koalicionit parazgjedhor te Partise Demokratike. Ne mbledhjen me dyer te mbyllura, dje pasdite u vendos zyrtarisht qe LDK-ja te hyje ne zgjedhjet e 23 qershorit si pjese e koalicionit te djathte. “Per mua eshte oferte e shkelqyer, bashkepunuese dhe perfaqesuese”, - e vleresoi oferten e PD-se, kreu i partise, Nikolle Lesi pas takimit ne PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›