E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjikondi:LSI-ja shpeh shqetësimin për procesin e pronave

LSI-ja shpreh shqetësimin e saj për papërgjegjshmërinë me të cilën qeveria e Kryeministrit Berisha po trajton procesin e pronës. Përmes një konference për shtyp, zv.sekretaria e përgjithshme e kësaj partie Brisida Gjikondi deklaroi se kjo qeveri mban peshën e disa skandaleve përsa i përket procesit të ndarjes së pronës. Sipas LSI-së të tilla probleme kanë të bëjnë me stabilitetin ekonomik dhe investues në Shqipëri por kanë të bëjnë në mënyrë direkte me të drejtat e njeriut dhe integrimin europian të vendit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›