E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Në zgjedhjet e 2009- ës PDS-ja koalicion me PS-në

Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të PDS-së, kryetari i saj Paskal Milo ripërsëriti edhe njëherë se,"në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë në koalicion me PS-në"."Në Kongresin e Dytë të Forumit Rinor të PDS-së ne deklaruam hyrjen në koalicion me PS-në dhe ky ishte një vendim i mbështetur jo në interesa afatshkurtëra, por një vendim i mbështetur në interesa strategjike për opozitën në përgjithësi dhe të majtën në veçanti", pohoi Milo.Duke u ndalur te koalicioni me partinë më të madhe opozitare në vend, Milo nënvizoi se, "në koalicionin ku po shkojmë, ne do të japim më shumë dhe jemi të sigurt që do të marrim më pak, por këtu nuk bëhet fjalë për interesat tona të ngushta, këtu bëhet fjalë që opozita dhe e majta shqiptare të fitojë në mënyrë të ndershme në zgjedhjet e ardhshme".Kreu i PDS-së, Paskal Milo, u ndal edhe tek çështja e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, "ai është një Kod Zgjedhor i diskutueshëm, mjaft problematik, për të cilën nuk kemi qënë dakort në shumë aspekte të tij, sidomos në shkallën dhe nivelin e përfaqësimit të partive në adminstrimin e proçesit zgjedhor"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›