E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK: Plani yne per te ndalur zgjedhjet serbe

Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK) ka vendosur te ndjeke rruge fillimisht diplomatike per te mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve serbe ne Kosove. Kete e pohuan dje zyrtare te UNMIK-ut te cilet kane deklaruar edhe nje here se mbajtja e zgjedhjeve serbe ne Kosove eshte e paligjshme. Zedhenesi i UNMIK-ut Aleksander Ivanko tha se jane duke u bere perpjekje diplomatike duke perfshire edhe zyren e OKB-se ne Beograd, Grupin e Kontaktit dhe disa shtete anetare te BE-se, "per te bartur porosine se keto zgjedhje jane te paligjshme ne Kosove".

UNMIK

"Administrata e UNMIK-ut ben te qarte se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove eshte proces i paligjshem", deklaroi zedhenesi i UNMIK-ut, Ivanko, ne konferencen e djeshme me gazetare te bashkesise nderkombetare ne Kosove. Ai siguroi se "jane duke u perdorur te gjitha mjetet diplomatike me qellim qe te bartet porosia ne Beograd se keto zgjedhje jane te paligjshme". Sakaq, ai publikoi informacionin gjithsesi pa shume detaje, se "ka medyshje te disa lidere te Serbise per organizimin e ketyre zgjedhjeve ne Kosove". Ivanko ngurroi te konfirmoje nese do te rezultoje kjo medyshje me anulimin e zgjedhjeve serbe ne Kosove.

BEOGRADI

Beogradi, ne bashkepunim me serbet e Kosoves, po pergatit mbajtjen e zgjedhjeve ne te dyja nivelet edhe ne Kosove. Me 11 maj, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve te Serbise parasheh qe ne Kosove te hape 279 qendra votimi ne 23 komuna. Por ndikimi i zgjedhjeve komunale te Serbise ne Kosove eshte i mbushur me kontradikta ne Beograd si dhe ne pjesen minoritare te shtetit me te ri. Nje pjese e Keshillit Nacional Serb ne veri te Kosoves mbeshtet mbajtjen e zgjedhjeve. Kurse pjesa tjeter, ajo qendrore, nuk sheh se ato sjellin ndonje efekt per permiresimin e jetes se komunitetit serb. Vete serbet e Kosoves ndajne mendime te ndryshme lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve lokale te Serbise ne disa komuna te Kosoves.

Rada Trajkovic, anetare e Keshillit Nacional Serb ne Kosove, vlereson se mbajtja e zgjedhjeve lokale te Serbise dhe ne disa komuna te Kosoves, nuk do te sjelle asgje te re dhe nuk do te zgjidhe asnje problem te serbeve ne Kosove. "Joachim Ruecker, si shef i UNMIK-ut, kundershton mbajtjen e ketyre zgjedhjeve, duke i cilesuar si shkelje te Rezolutes 1244", kujton Trajkovic. Mbajtja e ketyre zgjedhjeve edhe ne Kosove, sipas Trajkovicit, behet me nismen e Vojisllav Koshtunices per te fituar vota me shume, pikerisht duke shfrytezuar gjendjen e rende te serbeve te Kosoves.

Autoritetet kosovare vleresojne se serbet e Kosoves, duke e shfrytezuar te drejten e dyshtetesise, mund te votojne per zgjedhjet parlamentare te Serbise, por jo edhe per zgjedhjet komunale, te cilat do te kishin efekt per sa i perket vetefunksionimit te komunave, pasi do te ngriheshin struktura paralele ne kuader te pushtetit lokal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›