KFOR, ne varesi te rezolutes 1244
NATO do te qendroje ne Kosove derisa te jete ne fuqi Rezoluta 1244 dhe perderisa Keshilli i Sigurimit i OKB-se te vendose ndryshe. Kete e pohoi dje ne Prishtine, gjenerali Ray Henault, kryesues i Komitetit te NATO-s. Vetem nese Keshilli i Sigurimit ndryshon apo e zevendeson kete Rezolute, atehere edhe Komanda Supreme e NATO-s do te vendose te ndryshoje formen apo pershtatjen e pranise se saj ushtarake ne Kosove, tha gjenerali kanadez. KFOR-i, tha ai, ne menyre te vazhdueshme do te ofroje siguri per te gjithe qytetaret e Kosoves, pa marre parasysh a jane ata shumice apo pakice. Kjo vizite e Komitetit Ushtarak te NATO-s, mes tjerash, ka konfirmuar aftesite e misionit per te vazhduar punen e vet ne Kosove, tha gjenerali Henault.
"Aleanca, permes ambasadoreve te saj, rikonfirmon se KFOR-i do te mbetet ne Kosove mbi bazen e Rezolutes 1244 dhe perderisa Keshilli i Sigurimit te mos vendose ndryshe", deklaroi Henault.
"Aleanca, permes ambasadoreve te saj, rikonfirmon se KFOR-i do te mbetet ne Kosove mbi bazen e Rezolutes 1244 dhe perderisa Keshilli i Sigurimit te mos vendose ndryshe", deklaroi Henault.