E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjilan, nesër faza e dytë e dezinsketimit

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit se nga nesër, më 6 korrik, për dy ditë do të bëhet realizimi i fazës së dytë të dezinsektimit të hapësirës së Gjilanit, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve.

Sipas drejtorit komunal të shëndetësisë, Xhemajl Salihu, eliminimi i insekteve fluturuese bëhet për të mirën dhe shëndetin e qytetarëve të Gjilanit. Dezinsektimi do të zgjasë dy ditë, duke filluar nga ora 20:00 e mbrëmjes. Ai kërkoi nga bletarët që për shkaqe sigurie bletët e tyre t’i mbajnë të mbyllura për dy ditë rresht, me qëllim të mbrojtjes nga preparatet përkatëse.

Ky orar mund të ndryshohet vetëm nëse do të ketë përkeqësim të motit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›