Turneu “Arben Minga” në minifutboll mes kompanive

Kupa e Institucioneve dhe kompanive "Arben Minga" në minifutboll ka zhvilluar dy javët e para. Në minifushat e kompleksit sportiv AliDemi në kryeqytetet takimet e para kanë dhuruar një nivel dhe rivalitet të kënaqshëm mes të skuadrave. Në të dyja grupet situata, pas dy ndeshjeve të para paraqitet intersante.
Në Grupin A, ndeshjet e para kanë qenë të forta ku Vila Gold e drejtuar nga donatori i Tiranës Refik Halili ndan vendin e parë me skuadrën e kompanisë Deka. Të dyja ekipet ndiqen nga MediaSport dhe Ambasada Turke. Këta të funndit në ndeshjen e zhvilluar ditën e shtunë u mundën thellësisht 5-1 nga MediaSport, skuadra e gazetarëve sportivë që drejtohet nga trajneri Shpëtim Duro. Mbyllin grupin Eagle Mobile dhe Casa Italia.
Në Grupin B, situate është akoma dhe më e fortë, duke parë që të janë katër skuadra të cilat udhëheqin tabelën e klasifikimit. Erklo Shpk ka golavarazhin më të mirë dhe është e para. Ekipi në fjalë ka në përbërjën e saj shumë prej ish-lojtarëve të Tiranës si Sulejman Mema, Ardian Mema, Krenar Alimehmeti e të tjerë. Në kuotë të barbartë pikësh janë edhe Ferlat dhe Austria, ndërkohë që Fila, skuadra që drejtohet nga Ali Mema dhe që në përbërjen e saj ka ish-futbollistë bardheblu si Mirel Josa dhe Alban Tafaj, ndodhet gjithashtu në kuotën e 4 pikëve. Grupi B mbyllet nga banka Procredit dhe Aurora.
Të hënën do të nisë dhe zhvillimi i ndeshjeve të treat në grupe dhe më 2 qershor pritet të zhvillohen dhe ndeshjet cerekfinale.
Nga cdo grup në turneun e Institucioneve dhe kompanive "Arben Minga" në minifutboll kualifikohen katër skuadra e para. Organizatorët e klubit sportive AliDemi kanë vënë në dispozionin për fituesin 2.000 dollarë, ndërsa 1.000 dollarë do të përfitojë skuadra tjetër finaliste.
RENDITJET
GRUPI A ND P F B H G+ G-
1. VILA GOLD 2 4 1 1 0 13 6
2. DEKA 2 4 1 1 0 10 7
3. MEDIA SPORT 2 3 1 0 1 8 7
4. AMBASADA TURKE 2 3 1 0 1 6 6
5. EAGLE MOBILE 2 3 1 0 1 6 6
6. CASA ITALIA 2 0 0 0 2 3 14
GRUPI B ND P F B H G+ G-
1. ERKLO SHPK 2 4 1 1 0 9 7
2. FERLAT 2 4 1 1 0 7 6
3. AUSTRIA 2 4 1 1 0 7 6
4. FILA 2 4 1 1 0 4 3
5. PROCREDIT 2 0 0 0 2 7 10
6. AURORA 2 0 0 0 2 3 5
REZULTATET E NDESHJEVE TE LUAJTURA
DITET E NDESHJEVE NDESHJA REZULTATET
E mërkurë 21 Maj 1 VILA GOLD – CASA ITALIA 9 2
2 EAGLE MOBILE - AMBASADA TURKE 1 5
3 FILA - AURORA 2 1
4 PROCREDIT – AUSTRIA 4 5
E enjte 22 Maj 1 DEKA – MEDIA SPORT 6 3
2 ERKLO SHPK – FERLAT 4 4
E premte 23 Maj 1 EAGLE MOBILE - CASA ITALIA 5 1
2 FILA - AUSTRIA 2 2
3 AMBASADA TURKE – MEDIA SPORT 1 5
4 PROCREDIT – ERKLO SHPK 3 5
E shtunë 24 Maj 1 VILA GOLD – DEKA 4 4
2 AURORA – FERLAT 2 3
PER TU LUAJTUR
E hënë 26 Maj 1 VILA GOLD – MEDIA SPORT
2 AMBASADA TURKE – CASA ITALIA
3 EAGLE MOBILE – DEKA
E martë 27 Maj 1 PROCREDIT – FERLAT
2 AURORA – AUSTRIA
E mërkurë 28 Maj 1 FILA – ERKLO SHPK
2 VILA GOLD – EAGLE MOBILE
3 AMBASADA TURKE – DEKA
4 CASA ITALIA – MEDIA SPORT
E enjte 29 Maj 1 PROCREDIT – FILA
2 AURORA – ERKLO SHPK
3 AUSTRIA – FERLAT
E premte 30 Maj 1 VILA GOLD – AMBASADA TURKE
2 MEDIA SPORT – EAGLE MOBILE
3 CASA ITALIA – DEKA
4 PROCREDIT – AURORA
E shtunë 31 Maj 1 FERLAT – FILA
2 AUSTRIA – ERKLO SHPK
E hënë 02 Qershor 1/4 FINALET
1. A1 – B4
2. A2 – B3
3. A3 – B2
4. A4 – B1
E mërkurë 04 Qershor 1/2 FINALET
1. Fituesja e ciftit 1 - Fituesja e ciftit 3
2. Fituesja e ciftit 2 - Fituesja e ciftit 4
E Enjte 05 Qershor PUSHIM
E Premte 06 Qershor FINALJA