E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnaze të mira apo nxënës të mirë


Eglantina Bardhi

Tradita e shkollës, mentaliteti, apo edhe imazhi që ka krijuar një shkollë e mesme e bën atë të jetë i preferuari i të gjithëve. Për shkak të emrit të mirë që kanë mbi supe dhe luftës për të ruajtur këtë emër përballen me sakrificën e mbipopullimit me nxënës duke vuajtur të ashtuquajturat turne paradite dhe pasdite. Ndërsa në periferitë e qyteteve dhe aq më tepër në fshatra fatkeqësisht shkollat e mesme jo vetëm që nuk janë me traditë e të dëgjuara, por ato shikohen me indiferentizëm dhe ambjentet e tyre janë pothuajse të zbrazëta. Por cilat janë disa nga arsyet se çfarë e bën një shkollë të mirë dhe të kërkuar

Për këtë flasin nxënës në gjimnaze, mësues të shkollave të mesme, ekspertë të arsimit, drejtorë të shkollave dhe zyrtarë të Arsimit.

Duan të vijnë të gjithë këtu sepse kam dëgjuar se kjo shkollë del më mirë nga të gjitha në rezultatet e maturës shtetërore. Kështu mendoj se do të kem më shumë shanse për të fituar shkollën e lartë. Sigurisht që edhe vetë do të mësoj, por këtu ndoshta stafi pedagogjik është më i miri se kot nuk i ka dal nami si shkolla më e mirë,- pohon Erind Hala tek rri para shkollës Qemal Stafa me shpresën se do ta pranojnë aty.  Pikërisht vëzhgimi i parë fillon nga ky gjimnaz, shkollë kjo me emër dhe traditë në dekada siç pohojnë mësuesit e kësaj shkolle. Dhe preferenca ndaj saj dallohet qartë në fluksin e madh të kërkesave të cilat janë jo vetëm në fillim të shkollës, por gjatë gjithë vitit. Ne nuk jemi VIP-a, por jemi më të mirët. Vazhdojmë të jemi në 3 shkollat më të mira në rang republike duke u bazuar në rezultatet e maturës shtetërore dhe kjo ka disa arsye,- thekson drejtoresha e gjimnazit Qemal Stafa,- Mirela Berisha. Çelësin e suksesit ajo e rendit në 3 shtylla kryesore: disiplinën, traditën e shkollës dhe aftësinë e stafit pedagogjik. Mendoj se vetë nxënësit dhe prindërit e tyre, kur vijnë dhe regjistrohen këtu, e ndjenë peshën e përgjegjësisë ndaj dhe janë të ndërgjegjshëm dhe japin maksimumin e tyre për të dalë sa më mirë,- pohon Mirela Berisha. Ndërsa mësuese Shpresa, e cila ka nxjerrë dhjetra breza nga kjo shkollë vazhdon të përforcojë idenë se përse janë me traditë dhe më të mirët. Ju duhet të dini se është gjimnazi i parë në Tiranë i themeluar që në vitin 1925. Personeli mësimor gjithashtu është gjithashtu një pikë e fortë që ne kemi si shkollë sepse janë mësues me eksperiencë dhe të përgatitur,- pohon ajo.

Por lind pyetja kush mund të pranohet në gjimnazet më të mira dhe si bëhet përzgjedhja e nxënësve sepse këta të fundit kuptohet se më të mirën duan

Këtu përgjigjia e drejtuesve të shkollave më të mira është disi diplomatike, sepse në këto ditë të nxehta duket qartë presioni që kanë për të regjistruar edhe pse kapaciteti i shkollës nuk i mban të gjithë. Në fakt jemi në kulmin e  punës dhe të presionit sepse kemi fluks kërkesash për regjistrime. Shkolla jonë është e vogël dhe jo mirëpajisur me të gjitha kabinetet. Edhe këtë vit do na duhet të punojmë me dy turne dhe me mbipopullim klasash. Në bazë të rregullores duhet të pranojmë nxënësit sipas zonave ku iu përket shkolla 9-të vjeçare,- pohon drejtoresha Mirela Berisha. Në fakt gjurmimi i nxënësve me 10-ta ka qenë traditë e kësaj shkolle ndaj dhe përjashtimi për këta nuk do të ishte me vend.

Por nëse gjimnazet më të mira të qendrës janë të kërkuara lind pyetja se çfarë ndodh me gjimnazet e zonave periferike dhe a e meritojnë ato të mos jenë në qendër të vëmendjes

Drejtoresha e gjimnazit Isa Boletini, Vorë, Anilda Mara, ka edhe ajo një argument të fortë për tu dhënë mesazhin të gjithëve se edhe në periferi ekzistojnë jo vetëm të mirët por edhe absolutët. E dimë se gjimnazet me emër janë të kërkuar dhe ne na shohin me indiferentizëm por duhet ta dinë nxënësit dhe prindërit se kudo ekzistojnë të mirët. Këtë maturë ne kemi nxjerrë maturanten me medalje ari dhe ajo doli nga kjo shkollë, nga ky staf nga kjo periferi. Mjafton vullneti dhe dëshira dhe secili mund të jetë maturant i mirë,- thekson ajo duke shtuar se shumë prindër dhe nxënës sakrifikojnë duke shkuar nëpër gjimnaze me dy turne dhe lënë vendet bosh në shkollat periferike.

Treguesit që e bëjnë një gjimnaz të mirë

Të jesh shkollë e mirë ka disa komponentë ndërsa të jesh nxënës i mirë nuk do të thotë domosdoshmërisht që të kesh studiuar në një shkollë të mirë. Kështu e nis shpjegimin e tij eksperti i arsimit parauniversitar dhe drejtor në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu. Sipas tij mendësia për të ardhur drejt shkollave me traditë dhe në qendër sjell një fenomen aspak pozitiv sepse nxënësit i mbipopullojnë këto shkolla duke i bërë me dy turne dhe lënë bosh shkollat e periferisë ku ka vende plot. Është e vërtetë që flitet për gjimnaze VIP, gjimnaze elitare, por në fakt diferenca është tek më të mirët. Nëse flasim shkollë elitare për shkak të statusit që kanë prindërit të shkon mendja tek Petro Nini Luarasi por nëse flasim për gjimnaz me rezultate të shkëlqyera mendja të shkon tek Qemal Stafa, gjimnazi ky vërtet me traditë shumë të mirë. Por nëse do të flasim për nxënës të shkëlqyer ata mund ti gjesh në çdo shkollë,- pohon Vejsiu. Ndërsa sa i takon paisjeve më laboratore apo kabinetet të tjera ai shpjegon se shpërndarja e buxhetit bëhet njësoj si për shkollat me emër si për ato që nuk janë të dëgjuara dhe janë nëpër periferi. Ndërkohë ai shpjegon disa nga treguesit për të qenë një shkollë e mirë. Që një gjimnaz të jetë e mirë janë dy tregues kryesor që është treguesi i jashtëm dhe tregues të brendshëm. Rezultatet e maturës shtetërore padyshim që janë një tregues shumë i mirë për të thënë se kush kanë rezultat me të mira,- pohon Vejsiu.  Por në fakt sipas tij një shkolle nuk i duhen thjesht rezultatet, por edhe aktivitetet social-kulturore që bëjnë, olimpiadat, aktivitete sportive, botimet etj. Megjithatë mesazhi im për nxënësit është se shkollat e mira janë kudo dhe nxënësit nuk duhet të sakrifikojnë duke shkuar në një shkollë të mbipopulluar vetëm për faktin se ajo shkollë ka një traditë apo emër të mirë.

Mos paragjykoni periferinë, edhe këtu ka të shkëlqyer  

Duhet të zhduket mentaliteti i të ashtuquajturave shkolla me traditë të cilat janë nëpër qendrat e qyteteve dhe të harrohen shkollat në periferi apo në fshatra. Ky është apeli i drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Qarkut të Tiranës, pra i shkollave në periferi dhe fshatra. Sipas tij ka ardhur koha që të nuk duhen paragjykuar shollat, nxënësit dhe as mësuesit e periferisë. Duhet të dini se nëse shikohen rezultatet e maturës shtetërore nuk ka diferenca të mëdha mes shkollave të qytetit dhe atyre të fshatrave madje nxënës të shkëlqyer dhe me medalje ari kanë dalë edhe nga këto shkolla. Sigurisht që nuk mund të flasim për VIP-pa, elitë apo fëmijë me prindër me emër, por ama me siguria ua them se mund të flasim për nxënës shumë të mirë dhe me rezultatet të shkëlqyera- pohon Bilbil Hoxha. Duke e parë në këtë kontekst ai thekson se nuk është aspak pozitive që shkolla në qytetet të mbipopullohen me nga dy turne dhe shkollat në periferi të mbeten me pak nxënës. Prindërit dhe vetë nxënësit duhet ta kuptojnë se një shkollë me më pak nxënës ka më shumë komoditet dhe cilësi ndaj nuk duhet të sakrifikojnë,- pohon Bilbil Hoxha.

Drejtori në 5 gjimnaze: si mund të jesh shkolla më e mirë

Ka qenë mësues dhe drejtor në disa gjimnaze të Tiranës prej shumë vitesh. Tashmë ai e ka të ngulitur mirë në kokën e tij se çfarë do të thotë të drejtosh një gjimnaz që ësht

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›