E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnazet, 32 per qind mbetes

Me pak se gjysma e gjimnazisteve mbesin ne klase, para se te mbarojne vitin e katert. Statistikat e Drejtorise Arsimore te Tiranes sjellin edhe njehere ne vemendjen e mbare publikut, se kalueshmeria po vjen duke u ulur nga viti ne vit, me nje diference te theksuar. Keshtu, ne gjimnaze kalojne vetem 68 per qind e gjimnazisteve, duke llogaritur keshtu qe mbeten rreth 32 per qind e tyre. Kjo shifer behet akoma me shqetesuese po te kemi parasysh se, gjate vitit te kaluar vetem 16 per qind e nxenesve ishin mbetes. Kjo do te thote se numri i mbetesve, sivjet eshte dyfishuar.

Kalueshmeria

Ky tregues paraqitet mjaft i dobet dhe gjithnje e me shume ne ulej. Ndersa gjate vitit te kaluar jane shpallur mbetes vetem 16 per qind e gjimnazisteve, sivjet kjo perqindje eshte dyfishuar, duke shkuar ne 32. Ne fakt, mesatarja eshte kaq, sepse ka shkolla ku kalueshmeria eshte me e larte dhe ne disa te tjera eshte me e ulet. Me konkretisht, ne shkollen "Petro Nini Luarasi" kalueshmeria paraqitet 75 per qind, te "Qemal Stafa" 76 per qind, "Partizani" 73 per qind, "Besnik Sykja" 60 per qind, "Ismail Qemali" 80 per qind, "Myslym Keta" 78 per qind. Ne fakt, keto jane shkollat qe kane dale disi mire me kalueshmerine, por ka edhe te tjera qe jane shume me dobet. Behet fjale per gjimnazin "Eqerem Cabej" ku kane kaluar vetem 55 per qind e gjimnazisteve, shkolla "Cajupi" 58 per qind dhe "Aleks Buda", ku kalueshmeria eshte vetem 59 per qind. Ndersa ky tregues eshte paraqitur ne nivele te kenaqshme ne arsimin baze. Vendin e pare ne perfundim te semestrit, per nivelin e kalueshmerise se nxenesve, e ze me 99.6 per qind shkolla 9-vjecare "Kosova", ndersa ne vendin e dyte dhe te trete me 97 per qind, renditen shkollat 9-vjecare "Ali Demi" dhe "Servete Maci". Shkolla e cila paraqet kalueshmerine me te ulet eshte "Jordan Misja", ku mbetes rezultojne 15 per qind e nxenesve.

Mesatarja

Konkurrenca eshte ende e pranishme, me gjithe shifrat shokuese te mbetesve ne gjimnazet e kryeqytetit. Te pakten ne shkollat qe cilesohen "te forta", "te mira", etj., vihet re nje "lufte" rezultatesh. Keshtu, statistikat e semestrit te pare tregojne qarte betejen e heshtur midis shkollave me te mira ne kryeqytet. "Petro Nini Luarasi", "Sami Frasheri", "Qemal Stafa" dhe "Ismail Qemali" do te jene kater shkollat, te cilat do te rivalizojne deri ne perfundim te vitit shkollor per te marre "titullin" e fituesit. Ne semestrin e pare, kater shkollat, qe cilesohen me te drejte si me te mirat ne kryeqytet, jane vleresuar me noten mesatare 7.5, ndersa shume me poshte jane renditur shkolla te tjera te mirenjohura si "Cajupi" dhe "Partizani" me respektivisht note mesatare 6.6 dhe 6.8. Shkolla me nivelin me te dobet ne kete semester eshte "Abdulla Keta", me note mesatare te nxenesve 5.9. Per sa i perket frekuentimi, vlen te theksohet fakti se regjistrat ne semestrin e pare jane nxire nga mungesat. Ne kete semester u shenuan ne kuti rreth 350 mije mungesa, nga te cilat me arsye vetem 200 mije, ku kalueshmerine me te ulet e ka shkolla "Arben Broci".

L.Ndoka

Kalueshmeria ne disa gjimnaze:

Ismail Qemali, 80 per qind

Myslym Keta, 78 per qind

Petro Nini Luarasi, 75 per qind

Qemal Stafa, 76 per qind

Partizani, 73 per qind

Sami Frasheri, 72 per qind

Sinan Tafaj, 66 per qind

Abdulla Keta, 64 per qind

Sander Prosi, 63 per qind

Besnik Sykja, 60 per qind

Aleks Buda, 59 per qind

Cajupi, 58 per qind

Eqerem Cabej, 55 per qind

Arben Broci, 52 per qind

Cikli i ulet

Frekuentimi i mesimit mbetet problemi me shqetesues per shkollat 9-vjecare gjate semestrit te pare. Shkollat 9-vjecare publike, te cilat kane frekuentimin me te ulet te nxenesve gjate ketij semestri jane "Bajram Curri" dhe "Androkli Kostallari", per shkak te braktisjes se fshehte te shkolles.

Raporti

Nxenesit meshkuj vazhdojne te kene numrin te me te larte te mbetesve ne klase, por edhe femrat nuk mbeten pas. Ne shkollen "Musine Kokalari" ne semestrin e pare rezultuan mbetese 35 nxenese, nga 600 qe mesojne ne kete institucion, ne shkollen "Androkli Kostallari", 55 nxenese nga 700 te tilla.

Ne arsimin baze, mbizoterojne nota te mira dhe pak mbetes

Shkollat 9-vjecare, ne vend te pare per kalueshmeri dhe mesatare

Duket se nxenesit shqiptare mesojne vetem kur i "detyrojne". Te pakten kjo te shkon ne mendje, teksa krahason nivelin e kalueshmerise dhe te mesatares tek shkollat 9-vjecare me ate te gjimnazeve. Keshtu, sipas statistikave te pergatitura nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, "Edith Durham" eshte shkolla 9-vjecare me e mire per momentin ne kryeqytet. Ne perfundim te semestrit te pare, shkolla e cila ndodhet ne rrugen "Sami Frasheri", eshte renditur e para nder 58 shkolla publike ne Tirane ne performancen e pergatitur nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, qofte per nivelin e kalueshmerise, te notes mesatare, si edhe te frekuentimit te shkolles nga nxenesit. Ne shkollen "Edith Durham" nota mesatare e nxenesve, gjate semestrit te pare, eshte 8.7, nje pike me shume se vendi i dyte shkolla "Dora Distria" dhe dy te tilla nga vendi i trete qe mbahet nga shkolla "Emin Duraku". Shkollat me performancen me te dobet, gjithmone sipas statistikave te DAR Tirana, jane "Xhezmi Delli" dhe "Kol Jakova". Ne perfundim te semestrit te pare, dy shkollat referojne note mesatare 7.1, shume me te ulet se simotrat e tyre ne kryeqytet. Ajo qe vihet re ne statistika, eshte fakti se shkollat me arritjet me te mira pedagogjike, vazhdojne te mbeten ato te grupuara ne zonen rreth ish-Bllokut, ndersa me nivelin me te dobet, shkollat ne zonat periferike te Tiranes. Ajo qe vlen te theksohet ne raportin e pergatitur nga DAR Tirana, eshte niveli i kenaqshem i pergatitjes se nxenesve. Ne semestrin e pare, shkollat publike ne Tirane, jane vleresuar me noten mesatare 8, jo keq po te shikosh nivelin e paraqitur ne shkollat e mesme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›