E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet interneti, bllokohet aplikimi per leternjoftimet

Prej afro pese ditesh eshte nderprere ne Fier procesi i aplikimeve te kartave te identitetit. Shkak per kete nderprerje eshte bere mungesa e internetit, problem i cili mban peng nje proces kaq te rendesishem. Duke u justifikuar me kete fakt, zyrat e ALEAT qe kane marre persiper kete proces ne prag te zgjedhjeve parlamentare, kane qene te mbyllura qe diten e enjte dhe nuk jane hapur edhe diten e hene. Por sipas aplikanteve qe presin perpara dyerve te ketyre zyrave ky eshte nje justifikim pasi punonjesit e zyrave kane respektuar ditet e pushimit kalendarik edhe pse duhet qe te perparojne ne pune. Nje prej punonjesve te zyres se ALEAT, eshte shprehur se problemi qendron tek interneti, problem qe nuk eshte zgjidhur edhe dje. Operatori i zyres Ermir Dashi ka pohuar per gazeten se "Nuk kemi marre asnje sinjalizim dhe nuk kemi se si te njoftojme qytetaret per tu paraqitur per kartat. Ne ne fakt kemi deklaruar qysh ne fillim qe te vinin ketu pas dy javesh por kjo nuk eshte bere e mundur keto kohe prandaj ne kerkojme qe edhe qytetaret te na mirekuptojne. dhe kjo eshte strategji. Ne total bashkia fier ka 52 mije shtetas ku nga keta kane aplikuar vetem 4 mije dhe 12 mije te tjere nuk kane asnje dokument identifikimi. Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›