E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Protesta, fitore ndaj partise qe ben opoziten e opozites

Kreu i G99, Erion Veliaj, pas pjesemarrjes ne protesten e zhvilluar nga Partia Socialiste, krahas falenderimit per mbeshtetjen qe qytetaret dhane, ai sulmoi ashper LSI-ne per mitingun e zhvilluar prej saj. Sipas Veliaj protesta e se dieles, ishte tregues per fitoren e dyfishte te koalicionit jo vetem ndaj Berishes por dhe ndaj partise se zotit Meta, qe ben opoziten e opozites. "Se bashku me qytetaret fituam dy beteja, betejen kunder qeverise private te zotit Berisha por dhe kunder partise private te zotit Meta", tha kreu i G99. Sipas tij, nje qeveri familjare private qe menaxhohet nga zoti Berisha dhe nje parti private qe menaxhohet nga familja Meta, nuk jane te mjaftueshme per te ndalur pasionin qe qytetaret kane per ndryshimin. "Beteja per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, nuk eshte vetem ndaj Berishes por dhe ndaj Nanos e Metes, qe si dy ish-kryeministra jane ne nje koalicion me qeverine aktuale, pergjegjese per ate qe ndodhi ne Gerdec", theksoi Veliaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›