E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi per "Durres-Kukes", me daten 10 prill. Basha: Mund te jete pushim



Gjykata e Larte ka vendosur dje qe ta shtyje vendimin per ceshtjen "Durres-Kukes", per ne daten 10 prill. Kolegjet e bashkuara vendosen dje ta shtyjne procesin, duke shpjeguar se dita e djeshme ishte dite pushimi dhe nuk eshte ne praktiken e kesaj gjykate te dale me vendime ne dite pushimi. Dy prokuroret e ceshtjes i kane kerkuar gjykates, qe te argumentojne perse do te shtyhej seanca, por reagimi ishte shume i ashper nga ana e gjykates, e cila iu kerkoi vemendje teksa ata flisnin. Relatori i ketij procesi Spiro Spiro, se bashku e trupen gjyqesore, nuk e paten te lehte per te caktuar daten e radhes. Perplasjet erdhen per mosprezencen e paleve ne ditet qe permende gjykata. Per kete fakt gjykata, pasi u terhoq dhe u vu ne dijeni te festave te ardhshme vendosi qe procesi te zhvillohet ne daten 10 prill. Avokati Genc Gjokutaj argumentoi se gjykata e ka shtyre tre here me radhe procesin, ndersa duhet te ishte zhvilluar nje seance e panderprere. Pas perfundimit te procesit ministri Basha argumentoi se shtyrja e procesit ishte procedure normale, ndersa data 10 prill mund te ishte serish pushim. Ne seancen e fundit te zhvilluar ne Gjykaten e Larte, mbrojtja i kerkoi pushimin e ceshtjes. Dy te pandehurit, te akuzuar per dosjen "Durres- Kukes" jane ish ministri i Transporteve Lulezim Basha dhe ish drejtori juridik i kesaj ministrie. Mbi ta prokuroria ka ngritur akuzuat e "shperdorim detyres" dhe "shkelje te barazise ne tendera". Jave me pare perballe ketij Kolegji Penal, pala mbrojtese e ish ministrit te Transporteve kerkoi mbylljen e ceshtjes pasi , sipas avokatit, klienti i tij nuk eshte i pandehur pasi nuk i eshte komunikuar akuza nga ana e Prokurorise se Pergjithshme, per abuzimet ndaj rruges Rreshen Kalimash.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›