E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blloku "1 Maji", mbillen 150 panja dhe bli nga bashkia e Tiranes

Rendesia e nismes "Nje qytetar - nje peme", e iniciuar nga Bashkia e Tiranes, ka bashkuar shume sipermarrje kryeqytetase, te cilat me kontributin e tyre, i kane dhene dhe vazhdojne t'i japin nje dimension dhe shtrirje akoma me te gjere kesaj iniciative te rendesishme komunitare. Kesaj here kane qene 2 kompani private, te cilat i jane bashkuar nismes "Nje qytetar - nje peme", duke kontribuar keshtu ne permiresimin e cilesise se mjedisit ne kryeqytet, por njekohesisht edhe ne rritjen e vlerave te komunitetit e rivitalizimin e tyre. Kryebashkiaku Rama, duke vleresuar rendesine dhe faktin qe kjo nisme po perkrahet nga nje numer gjithnje e me i madh sipermarrjesh te ndryshme kryeqytetase, u shpreh: "Eshte kenaqesi e vecante qe sipermarrje dhe shoqata vazhdojne t'i pergjigjen apelit tone. Sot jemi ketu per te mbjelle 130 peme te tjera, ne nje rruge tjeter do te mbillen 30 te tjera e keshtu me radhe do te vazhdojme te mbjellim pemet, qe neser do t'i japin qytetit tone ate permase te gjelber qe eshte e domosdoshme per nje qytet evropian". Sipas kryebashkiakut Rama, "Tirana jone evropiane po ndertohet dita dites dhe mbi te gjitha qyteti i femijeve dhe me te moshuarve do te garantohet dita - dites, sepse jane ata te paret qe kane nevoje per kete cilesi qe ne po sjellim cdo dite ne kryeqytet". Ne Bllokun "1 Maji" do te mbillen 130 bli, me kontributin e "Alba - Trans"sh.p.k dhe ne rrugen "Milan Shuflaj" do te mbillen 30 panja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›