E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension gjatë ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, qëllohet me armë

PEQIN- Tension gjatë ndeshjes së futbollit Shkumbini-Flamurtari e lujtur sot në qytetin e Peqinit.

Raportohet gjithashtu se gjatë ndeshjes ka pasur edhe të shtëna armësh.

Burime zyrtare të FSHF deklarojnë se dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga deputeti i PD-së Dashnor Sula, ndërsa burime të policisë konfirmojnë lajmin e incidentit duke përjashtuar të shtënat.

Ndeshja Shkumbini-Flamurtari përfundoi me rezultatin 1-0, ndërsa goli për Shkumbinin u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 58’.

Deputeti Sula ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje duke mohuar të ketë qëlluar me armë.
“Mohoj në mënyrë kategorike gjatjen me armë. Shpreh keqardhjen që keqpërdoret emri im sa herë ka ndjeshje të rëndësishme”, tha ai

LAJMI VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›