Gjimnazet pa mësues matematike, shuhet interesi për profesionin e arsimtarëve
matematike shprehet, se arsimtaret që japin këtë lëndë janë të paktë, ndërkohë që maturantët tashmë, po drejtohen drejt degëve të profilit shoqëror, duke u përshtatur dhe me tregun e punës. Ndërkohë që dega e mësuesisë, tashmë sipas saj po degradon. "Nxënësit më të mirë që nxjerrim ne nuk e kanë prioritet matematikën, pavarësisht prirjeve që kanë në këtë lëndë. Prioritet kanë degët të cilat janë më të pëlqyera dhe që kanë treg pune më të mirë. Matematika nuk është se ska treg pune, por duke qenë se shumica e atyre që kanë mbaruar matematikë do të bëhen mësues, në këtë kontekst mësuesia ka vite që nuk është shumë e preferuar", thotë Luljeta Basha, drejtoreshë e gjimnazit "Partizani". Kjo deklaratë e arsimtarëve që dega e matematikës apo e fizikës tashmë është shumë pak e preferuar, përforcohet edhe nga vetë maturantët të cilët, jo vetëm që nuk e kanë në zgjedhjet e tyre, por madje thonë se njohuritë e tyre për këtë lëndë janë të pakta. Ndërkohë nga ministria e Arsimit është ngritur një grup pune, i cili po diskuton mbi përgatitjen e mësuesve të rinj. Sipas burimeve zyrtare, pranë këtij grupi një nga propozimet është dhe futja e stazhit të punës, për arsimtarët e sapo diplomuar në degë që nuk janë të preferuara, por edhe në zona që kanë nevojë për mësues.
Last Updated on E Marte, 27 Prill 2010 20:48