E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e barrierave në rajon, Olldashi takime në Mal të Zi

Heqja e barrierave mes vendeve të rajonit ishte tema një takimi mes Ministrave të Transporteve të Mal të Zi ku ishte i pranishëm edhe ministri Olldashi. Takimi është zhvilluar mes vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore. Kontributi në transportin multi-modal të kohezionit

rajonal ekonomik struktura, funksionimi i tij si dhe eliminimi i barrierave jo fizike mes vendeve të rajonit. Ministrave të Transportit të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), të mbajtur në Kolashin të Malit të Zi. Në këtë  takimi ku ishin të ftuar Ministrat e Transporteve të Nismës së Evropës Qendrore, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mori pjesë dhe Ministri i Punëve  dhe Transportit, Sokol Olldashi. Burime zyrtare nga ministria bënë të ditur se takimi organizohej nga Ministri i Transporteve të Malit të Zi, Andrija Lompar, vendi i të cilit ka aktualisht presidencën e CET-it. Gjatë këtij takimi u diskutua për  rëndësinë që ka transporti multi- modal si një shtyllë kryesore në zhvillimin e ekonomisë rajonale. Gjatë diskutimit u pasqyrua dhe nivelin i zhvillimit të transportit multi-modal në vëndet anëtare të Nismës së Evropës Qendrore si dhe mundësia e përgatitjes të projekteve të reja rajonale për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Sipas të njëjtave burime mësohet se ndër rekomandimet dhe konkluzionet  më të rëndësishme të këtij takimi ishte rëndësia e përfshirjes  së sektorit privat në projekte në partneritet me sektorin publik, si dhe përparësia që duhet ti jepet zhvillimit të transportit hekurudhor, si një transport me një kosto më të ulët dhe që ndikon më pak në ndotjen e ambientit.

Last Updated on E Marte, 27 Prill 2010 20:19

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›