E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet prodhimi vendas, qytetarët blejnë shtrenjtë ushqimet e importuara

Çmimet e larta të ushqimeve mbeten një problem i përhershëm për konsumatorët edhe në këtë periudhë të vitit kur tregjet duhet të furnizoheshin me prodhim vendi e me çmim më të leverdishëm. Por kjo nuk po ndodh dhe qytetarët po përballen me çmime të kripura,

veçanërisht të frutave dhe perimeve. Çmimet janë rritur në kulm, nuk mundemi ti përballojmë shprehen qytetarët. Tregtarët thonë se prodhimi vendas në treg mungon dhe ankohen për rënien e shitjeve, ndikuar kjo edhe nga çmimet e larta. Produktet janë kryesisht mall importi, çmimet janë po ato që kanë qenë por fuqia blerëse është shumë e dobët, njerëzit nuk kanë lekë shprehen tregtarët.  Në mungesën e prodhimit vendas në treg kanë ndikuar edhe përmbytjet në zonën e Shkodrës, një problem ky i paralajmëruar nga ekspertët e bujqësisë.

Last Updated on E Marte, 27 Prill 2010 20:52

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›