E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistë dhe studentë para ministrisë së Arsimit, të rinjtë: Po na vjedhin të ardhmen

Për të shtatën ditë radhazi, gjimnazistë dhe studentë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke vijuar protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të rinjtë kanë dalë sërish në rrugë për të kundërshtuar qeverinë, ndërsa gjatë tubimit një prej protestuesve deklaroi se po u “vidhet e ardhmja”. Ai akuzoi gjithashtu forcat e rendit për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Protesta e sotme zhvillohet në vijim të tubimeve të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe të rinjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›