Gjimnazistët, 16 % tymosin rregullisht cigare
Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, 8 në 10 nxënës, të pyetur nga specialistët e ISHP-së, kanë deklaruar se jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre. Sot, Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit.
TIRANE- Të rinjtë po bëhen gjithnjë e më shumë konsumatorë të rregullt të duhanit. Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, në disa shkolla të vendit tonë ka rezultuar se nxënësit e shkollave, kryesisht atyre të mesme, por edhe 9-vjeçare, janë përdoruesit më të mëdhenj të duhanit.
Në studimet e ISHP-së, të kryera në kuadër të Ditës Botërore Kundër Duhanit, ka rezultuar se 16 për qind e nxënësve të këtyre shkollave janë përdorues të tij. Të gjithë këta të rinj bëjnë pjesë tashmë në armatën e madhe të duhanpirëse, ndërkohë që një shifër po aq e madhe, plot 16.8 për qind e të pyeturve kanë deklaruar se kanë ndërmend që ta fillojnë cigaren.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik gjatë këtij studimi ka tentuar të zbulojë edhe faktorët që i shtyjnë të rinjtë drejt paketës së cigares. Nga përgjigjet e vetë të rinjve, ka dalë në pah fakti se shtimi i fëmijëve që pinë duhan vjen kryesisht si rezultat i rritjes në ambiente duhanpirëse, qoftë brenda në familje, qoftë në ambiente të konsumimit të duhanit. E thënë më qartë, 8 në 10 nxënës, të pyetur nga specialistët e ISHP-së, kanë deklaruar se jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre, ndërkohë që mbi 9 në 10 kanë deklaruar se janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë treguar se kanë një ose të dy prindërit duhanpirës. Një tjetër përgjigje që i ka alarmuar specialistët e Shëndetit Publik dhe ndaj së cilës ata tërheqin vëmendjen, është fakti se të rinjtë dhe adoleshentët mendojnë se duhani është më pak i dëmshëm se veset e tjera dhe se një paketë cigare nuk sjell ndonjë dëm të madh. Një sjellje kjo, që i bën të rinjtë të mos e shikojnë duhanpirjen si një faktor që ndikon negativisht mbi shëndetin, por si një proces normal.
Pjesa më e madhe e njerëzve në të gjithë botën e fillojnë duhanin para moshës 18 vjeç dhe afërsisht një e katërta e tyre fillojnë të pinë duhan para moshës 10 vjeç. Statistikat tregojnë se vendi ynë renditet ndër vendet e para për sa i përket përqindjes së popullsisë që tymosin cigare. Kështu, duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39%, kundrejt 28.6 % që është në vendet e Bashkimit Europian. Ky fenomen është më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat, përkatësisht 60 për qind, kundrejt 18 për qind tek gratë.
Pikërisht në ditën ndërkombëtare te luftës kundër duhanit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të lançojnë një fushatë sensibilizuese ndaj uljes së këtij fenomeni. Ata do të kërkojnë edhe riaktivizimin e ligjit antiduhan, i cili hyri në fuqi në maj 2007, por dështoi në zbatim.
(s.g/GSH/BalkanWeb)