E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj, homazhe për dëshmorin Lulzim Morinën

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë sot homazhe te memoriali i ish-ushtarit të UÇK-së, Gjeneral Lulzim Morina, në Lypjan, i cili e humbi jetën aksidentalisht pas luftës në Kosovë.

Haradinaj ka qëndruar edhe në familjen e luftëtarit, duke çmuar lartë guximin, kontributin dhe sakrificën e lartë të Lulit, si pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit.

“Porosia e Lulzimit dhe e të gjithë të rënëve të tjerë të UÇK-së është obligim i yni i përditshëm në punën dhe angazhimet për ndërtimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës, drejt integrimit në strukturat euroatlantike”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›