E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic, dakord me zgjedhjet e parakohshme

Presidenti i Serbise Boris Tadiq deklaroi dje se eshte dakord me kerkesen e Qeverise per zgjedhje te jashtezakonshme ne Serbi. Ne nje takim me gazetare, kryeministri Vojisllav Koshtunica tha dje ne Beograd se te henen do te kerkoje zyrtarisht qe zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te mbahen me 11 maj, kur mbahen edhe zgjedhjet lokale.
"Qeveria e Serbise nuk ka me nje politike te perbashket lidhur me nje prej ceshtjeve me te rendesishme per ardhmerine e vendit - me konkretisht, qe Kosova te jete pjese e Serbise. Nje qeveri pa unitet, natyrisht qe nuk mund te funksionoje. Prandaj kam vendosur qe mandatin t'ia ktheje popullit", motivoi Koshtunica.
Mosmarreveshjet me Partine Demokratike te presidentit Tadic dhe G17 plus, kane shkallezuar pas kerkeses se radikaleve qe parlamenti ta miratoje nje rezolute, me te cilen integrimet evropiane kushtezohen me njohjen prej BE te teresise territoriale te Serbise, se bashku me Kosoven. Koshtunica e ka mbeshtetur kete kerkese, ndersa Tadic eshte shprehur kunder. Kerkesen per zgjedhje te parakohshme e kane mbeshtetur pothuajse te gjitha partite politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›