E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnazistet, si te nderrojne shkollen

Nese nje gjimnazist e ka me medyshje profilin qe ai po ndjek, mund te transferoje studimet ne nje gjimnaz tjeter, si me kohe te plote ashtu edhe ne ate me korrespondence. Por kjo vetem pasi te kete plotesuar disa kritere. Ministria e Arsimit ka percaktuar me ane te nje udhezimi te vecante modalitetet perkatese, procedurat per ekuivalentimin, si dhe kohen kur mund te behet nje "ndryshim" i shkolles. Sipas udhezimit qe lejon te rinjte te ndryshojne profilin e shkolles, nxenesit qe mbarojne klasen e 10-te dhe te 11-te, ne shkollat profesionale me strukturen 3-vjecare ose 3+2-vjecare, nivelin e pare dhe te dyte te struktures 2+1+1 dhe nivelin e pare te struktures 2+2, mund te vazhdojne studimet ne gjimnazet me kohe te plote. Por udhezimi percakton se per kete, ata duhet te plotesojne planin mesimor te gjimnazit, duke dhene si provim jo me shume se 6 lende. Njeherazi, ata duhet te plotesojne kriterin e moshes. Nderkohe qe, po sipas ketij udhezimi, nxenesit, te cilet kane perfunduar tre vite te shkolles profesionale, mund te regjistrohen ne klasen pasardhese te shkolles se mesme me kohe te shkurtuar. "Ne kete rast, keta nxenes jane te detyruar te bejne njevlershmerine e planit mesimor te kryer ne shkollen e tyre, me planin mesimor te shkolles se mesme me kohe te shkurtuar", - thuhet ne udhezim. Ndersa nxenesit regjistrohen ne te njejtin vit, kur kane me shume se 6 lende per te ekuivalentuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›