Ksera, takim me drejtues te IOM per emigrantet e kthyer
Rritja e kujdesit per emigrantet shqiptare dhe ofrimi i sherbimeve eficiente qe ofrojne informacion dhe mbeshtetje per emigrantet e rikthyer ne atdhe, ishin ne qender te bisedes se zhvilluar mes Ministrit te Punes, Spiro Ksera, dhe Drejtoreshes Rajonale te IOM, Renat Held. Ministri Ksera theksoi se, se fundi, vemendja e strukturave te Ministrise eshte perqendruar ne ndermarrjen e hapave konkrete per fuqizimin e kapaciteteve institucionale per pritjen dhe asistimin e emigranteve te kthyer vecanerisht nga vendet fqinje si pasoje e krizes ekonomike qe ka perfshire ekonomite e tyre. "Fluksi i kthimeve mund te konsiderohet normal, deklaroi Ministri, por ne jemi pergatitur edhe ne rast te rritjes se tij. Emigranteve te kthyer u ofrohet menjehere informacioni i domosdoshem dhe i plote rreth legjislacionit dhe situates ne fushen e tregut te punes, sherbimeve shoqerore dhe shendetesore, arsimit etj. Po ashtu, shtetasve shqiptare te kthyer qe kane nevoje per mbeshtetje te menjehershme u ofrohet ndihme ekonomike, formim profesional dhe sherbime ndermjetesimi ne tregun e punes", - ka pohuar Ksera. Sipas tij, kthimi i shtetasve shqiptare nga emigrimi pas 20 vjetesh ka sjelle edhe nje rigjallerim te tregut te punes ne vend, pasi pjesa me e madhe e te kthyerve ofrojne ne tregun e punes aftesi me te medha, duke rritur cilesisht dhe ne menyre sasiore konkurrencen. Keshtu, tregu i punes tani ofron krah te lire me te kualifikuar, por, nga ana tjeter, nje pjese e madhe e te kthyerve kane investuar kursimet e tyre duke ngritur ekonomine qe kane cliruar jo vetem kapital monetar, por njekohesisht kane krijuar vende pune.