Aksident tragjik në aksin Kukës-Kalimash, tre të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik. Ngjarja është regjistruar vetëm pak minuta më parë, në autostradën Kukës-Kalimash, në vendin e quajtur Kolsh. Sipas policisë rrugore bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë disa automjete, ku më të dëmtuarat janë një kamion dhe një fuoristradë.
Momentalisht nuk dihet identiteti i viktimave apo shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, deri tani raportohen tre të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, raporton Shekulli.
Policia rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identitetin e viktimave, ndërsa mendohet se shkak i aksidentit është berë shpejtësia tej normave te lejuara.i./Indeksonline/