Permbysja e heroit
Nga Arben Idrizi
Para dy ditesh po perktheja nje opinion te Eugenio Scalfari-t per ta botuar ne faqet e kultures ne Express, qe rikujtonte 'aktualitetin e Homerit', perkatesisht Odisese, heroit te tij aventurier, te praruar, nder te tjera, nga virtyti i inteligjences. Sigurisht, interpretimet mbi te jane gjithmone te hapura dhe kjo mbase eshte me e bukura e mundshme.
Ne te vertete, ka edhe mite te ndertuara mbi mitin. Kam evidencuar njerin sosh, qe, per, ose aspak, cudi, prore me ka shushatur. Shkoj me mendjen se ne vijim do te shohim mos pernjemend ai mit 'propozon' edhe njefare shushatjeje. Nese jo per ta rrezuar, pa meshire, ate qe vjen nga Homeri, te pakten per te ofruar nje alternative te mendimit, zgjidhjes, propozimit. Eshte fjala per mitin e mbretit Er, qe Platoni e sjell ne librin X te Republikes. Brenda vete mitit te Er, nderkohe do te zbulojme nje, do ta quaja, mit te vockel qe ka te beje pikerisht me Odisene. Duke e konsideruar pergjithesisht te njohur mitin e Er ne materien e tij primare, do te mundohemi te fokusohemi sall tek heroi Odise.
Ne nje bote te pertejme - te misheruar nga ideja e transmigrimit te shpirtit, do te thote pavdekshmerise se shpirtit, ku secili shpirt ka te drejten te zgjedhe vete fatin e vet, trupin dhe jeten qe do, e prandaj s'do te kete me kujt t'ia hedhe fajin per zgjedhjen qe ka bere - shpirti i Odisese zgjedh nje trup te dergjur te nje plaku te mbetur ne nje qoshk te humbur qe askujt s'i kishte rene ne sy. Dhe sado qe kishte zgjedhur i fundit dhe ne te vertete pothuajse s'i kishte mbetur te zgjidhte tjeter, Odiseu shprehet se eshte zgjedhja ideale. Kete do ta kishte bere edhe po te kishte zgjedhur i pari.
Besoj se eshte fare e qarte permbysja e mitit homerik te nje heroi te pashoq aventurash, lirie, ambiciesh, marifetesh po edhe fatlumesie. Eshte pothuajse e pabesueshme kjo permbysje. Eshte nder te tjera edhe zhgenjim i idealeve te kenduara me aq zell nga poeti e te personifikuara ne ate Odise mitik. Eshte dekurajim i endrres dhe shpreses per nje jete pertej monotonise dhe rutines se perditshmerise, te cilen e metojme dhe sugjerojme.
Arsyeja, duket, pse Odiseu ben kete zgjedhje eshte: ideali qe kishte pasur ne jete nuk ia kishte vlejtur. E kishte perjetuar, arritur, lene trashegimi per pasardhesit, ama per veten e tij, ne fund, nuk ia kishte vlejtur. Tash e tutje do te bente krejt te kunderten.
Ama, pse bash krejt te kunderten?
Ndoshta ngase do te duhej preferuar 'ambicia' e soditjes dhe shushatjes me teper se ajo e aventures, rrethanave dhe pasojave te saj. Ne nje bote nen mbrojtjen e perendive mbrojtese e intriguese ne te njejten kohe, nuk eshte aq e virtytshme te jesh i shfaqur, i manifestuar, i zgjedhur, e aq me pak i zhuritur per nje pervoje te jashtezakonshme. Pervoja tokesore prej heroi e kishte detyruar dhe lejuar te kishte edhe pergjegjesi qe perndryshe s'do t'ia kishte detyruar dhe lejuar vetes. Tash, duke pasur mundesine te zgjedhe vete, do te zgjedhe soditjen e botes nga nje qoshk i humbur, krejt i dergjur, i shushatur dhe kushedi, ne nje sekuence te perjetshme filmike qe e jep nen imazhin e nje te thinjuri qe rrezaton urtesi. Ideali i soditjes si te tille eshte i njohur dhe i perhapur tashme ne mendimin filozofik dhe poetik, pervec atij religjioz, sidomos per nje un qe anon kah urtesia (nese termi 'urtesi' ne vete nuk ysht fare neverie dhe mospajtimesh!).
Ka qe thone se boten moderne po e mbyt (nese s'e ka mbytur) relativizmi i vet. Po, gjithsesi, ne kete bote te dogmatizuar, ka qene nje lloj shpetimi i pamohueshem.
Edhe vete Nietzsche qe kishte permbysur Platonin (sic Platoni kishte permbysur Homerin), ne tere ate aventure te mbinjeriut, qe duket t'i kete rrenjet te Odiseu, s'i shpeton dot idealit te soditjes: para shpelles se tij primitive (natyrore) ka nje guri mbi te cilin Zaratustra ulet, mediton per dhe sodit boten se ciles do t'i mesyje me nje qellim te panatyrshem. Pra, soditja eshte keshtu nje parim njohjeje! Kushedi nese me i pasigurt se veprimi tjeter i kundert.