Perjetimi i shembjes se pamundesise
Nga Sali Berisha*
Kryeminister i Republikes se Shqiperise
Deshiroj te ndaj me ju gezimin e madh te shnderrimit sot ne kete moment te nje endrre gjitheshqiptare ne realitet. Sot ne perjetuam ketu realizimin e njeres prej endrrave me te bukura te shqiptareve, perjetuam shembjen, jo te nje muri, por te nje mali, perjetuam shembjen, jo te nje muri, por te pamundesise. Sot ne inauguruam tunelin e Kalimashit, nje nga kryeveprat ne fushen e ndertimit ne Evrope dhe me gjere. Ky tunel para se gjithash eshte tuneli i bashkimit te kombit. Sot ne vendosem se nuk ka male, nuk ka pengesa, nuk ka asgje, qe mund ta ndaje, jo vetem shpirterisht por as fizikisht kete komb. Sot, ne inauguruam tunelin, qe bashkon jo vetem shqiptaret, por inauguruam tunelin qe me sherbimet qe ofron ne fushen e transportit dhe te qarkullimit, bashkon me shume shqiptaret me kombe te tjera te rajonit, maqedonasit, serbet, bullgaret dhe te gjitha kombet e ketij rajoni. Sot, ne inauguruam tunelin, i cili do te beje qe brigjet e Shqiperise, portet e saj, t'u sherbejne jo vetem shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove, por t'u sherbeje te gjitha kombeve te rajonit. Ne te vertete tuneli mund te kishte shume emra. Miku im Sharik Tara me thote mbreme ne darke, se ky tunel eshte tuneli i miqesise. I dashur Sharik, ke 20 vjet qe vjen ne keto vende. Te kane sjelle ketu rrenjet e tua te hershme, por dhe dashuria e madhe, jo vetem per shqiptaret, me te cilet ti je i lidhur me shume rrenje dhe fije, por dhe te fqinjeve dhe kombeve te tjera perreth. Kam nje kenaqesi te madhe miku im, se ti sot me Bechtelin, me nje nga kompanite lider boterore ne fushen e ndertimit, u shnderron shqiptareve dhe jo vetem shqiptareve, nje enderr te madhe ne realitet. Tuneli eshte nje veper e kushtueshme, por dua te theksoj se per nje komb dhe njerez kohehumbur sic jemi ne, cmimi i kohes eshte cmimi i te gjitha cmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton shume me pak, se sa koha e kalimtareve neper te, ne nje vit te vetem.
Tuneli ka qene i veshtire dhe i kushtueshem, por cmimi i tij eshte dhjetera e qindra here me i vogel, se vlera e tij e madhe morale, se bashkimi qe sjell midis njerezve, se sherbimi qe iu ben njerezve dhe qytetareve, si dhe dalja ne det qe i jep Kosoves, dalja ne det qe i jep jo vetem Kosoves, por dhe fqinjeve te saj.
Une dua ta mbyll fjalen time me disa mirenjohje dhe falenderime te vecanta. Se pari, nje falenderim dhe mirenjohje te madhe dua tu bej te gjithe punonjesve, inxhiniereve, teknikeve, te kompanise Bechtel-Enka, te cilet realizuan kete projekt, kete tunel, ne kohe rekord, sollen ketu ne keto male dhe gryka teknologjite me te larta bashkekohore, disiplinen me te larte, ekspertizen me te thelle. Ne ju mbetemi mirenjohes juve. Ju do te jeni pjese e historise sone, e perpjekjes sone per zhvillim dhe modernitet.
Dua te shpreh mirenjohje te thelle ndaj ministrit Basha, ministrit Olldashi, te cilet me nje perkushtim te jashtezakonshem ndoqen zbatimin e ketij projekti, zbatuan porosite e Kryeministrit dhe te qeverise dhe sot projekti eshte realitet.
Dua te falenderoj te gjithe punonjesit e administrates, te cilet me permbushjen e detyrimeve te tyre, bene te mundur kete kryeveper te shqiptareve. Sot Kim Mehmeti me dergoi nje mesazh ne te cilin me shkruante se kjo pothuaj eshte mrekullia shqiptare. Edhe une jam dakord me Kim Mehmetin.
Dua te falenderoj Parlamentin per mbeshtetjen e madhe qe i dha projektit, te falenderoj miqte e mi kudo ne bote te cilet, me kane inkurajuar shume per realizimin e ketij projekti te madh. Dua t'u falenderoj, ju William Walker, qe je sot midis nesh dhe ju zonja Ajzenhauer.
Une do ta mbyll fjalen time me nje angazhim, se pas ketij tuneli dhe ketij korridori qeveria ime nuk do te lere mal pa shembur, nuk do te lere asgje pa bere, ne menyre qe shqiptareve t'ua japim Shqiperine ne pellembe te dores. Edhe njehere gezuar!
* Fjala e mbajtur dje ne hapjen e tunelit te Kalimashit