E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Afati i fundit, duam listat

Diten e fundit te skadimit te afatit te vendosur nga Partia Socialiste per kerkesat e saj ndaj Ministrise se Brendshme, lidhur me ecurine e procesit te pajisjes se shtetasve me pasaporte me leternjoftime, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne seline roze, Kastriot Islami, dergon serish leter per t'u informuar mbi kete proces. "Te dhenat e kerkuara do te sherbejne per te qartesuar situaten lidhur me votuesit qe zoterojne pasaporte, votuesit qe kane aplikuar dhe votuesit qe kane aplikuar e zoterojne leternjoftimi, te dhena qe zoterohen nga Ministrise se Brendshme", deklaron Islami. Permes kesaj shkrese socialistet kerkojne te marrin nje pergjigje perfundimtare, te plote e te sakte, per kerkesat e saj. Perndryshe kjo parti kerkon qe Ministria e Brendshme te jape eventualisht argumentet per te justifikuar pergjigjen e pjesshme apo qofte edhe negative nga ana e saj. Arsyeja e riberjes se kerkeses nga ana e sekretarit per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, eshte nisur, sipas tij, nga mungesa e nje pergjigje zyrtare dhe mbi te gjitha, bazuar ne faktin se zedhenesi i Ministrise ka deklaruar publikisht ne daten 30 maj 2009 se, Ministria e Brendshme ka nisur pergjigjen e kerkeses se PS. "Pa dashur te zhvilloj nje komunikim mediatik ne distance, ju lutem dergoni nje pergjigje zyrtare per kerkesen e PS, e cila ne menyre te detajuar dhe te perqendruar eshte sa me poshte per (ne thelb eshte e njejta kerkese e nisur me shkresen e dates 28 maj 2009)", sqaron Islami ne shkresen e tij. Partia Socialiste kerkon listen elektronike, me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numer pasaporte te votuesve me pasaporte te vlefshme, kjo e dhene duhet te jete e perditesuar me te dhenat deri ne daten 28 maj 2009. Gjithashtu kerkohet lista elektronike me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numrin e aplikimit te 1 013 359 aplikanteve per leternjoftimi, pikerisht ate shifer qe deklaroi Ministri ne konferencen per shtyp te dates 29 maj 2009. Dhe ne kerkesen e fundit eshte kerkesa per listen elektronike me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numer te aplikimit te te gjithe aplikanteve qe kane marre ne dore leternjoftimin, te perditesuar me te dhenat e dates 28 maj 2009. "PS po ashtu pa dashur te beje asnje presion, ben paraprakisht me dije se mungesa e nje pergjigje apo nje pergjigje negative do te vleresohen tregues shtese me ndikim negativ, ne analizen dhe vleresimin e procesit", mbyll letren e tij, Islami, duke kembengulur se POS vijon te mbetet e angazhuar per zhvillimin e zgjedhjeve me 28 qershor. Denis Dedej

Kerkesat e PS dhe qendrimi per kartat

1. Listen elektronike, me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numer pasaporte te votuesve me pasaporte te vlefshme, kjo e dhene duhet te jete e perditesuar me te dhenat deri ne daten 28 maj 2009; nuk kerkojme qe ne kete liste votuesish te jepni asnje te dhene konfidenciale qe mund te binte ndesh me mbrojtjen e te dhenave personale;

2. Listen elektronike me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numrin e aplikimit te 1 013 359 aplikanteve per leternjoftimi, pikerisht ate shifer qe deklaroi Ministri ne konferencen per shtyp te dates 29 maj 2009.

3. Listen elektronike me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numer te aplikimit te te gjithe aplikanteve qe kane marre ne dore leternjoftimin, te perditesuar me te dhenat e dates 28 maj 2009.

Qendrimi i PS per kartat

1. Mbetet e angazhuar per te zhvilluar zgjedhje te lira e te ndershme qe mundesojne cdo zgjedhes prezent ne listen e votuesve te realizoje te drejten e tij kushtetues te votes.

2. Mbetet e vendosur te mos lejoje dhe pranoje ndryshimin apo transformimin e rezultatit te zgjedhjeve permes lojes me leternjoftimet.

3. Vazhdon te mbetet e angazhuar te respektoje zhvillimin e zgjedhjeve ne 28 qershor 2009.

Leternjoftimet, qendrimi i Partise Socialiste dhe analiza e procesit

Partia Socialiste, nepermjet sekretarit per Ceshtjet Zgjedhore, se kjo parti eshte duke ndjekur me shume vemendje e shqetesim procesin e pajisjes se votuesve me leternjoftimi. PS, sipas tij, ndjen nevojen e nje analize te thelluar dhe vleresimi integral te pajisjes se votuesve me leternjoftim, bazuar edhe ne informacionet zyrtare qe kane kerkuar. Sipas Islamit, kjo analize e vleresim do te jene ne themel te percaktimit te qendrimit te selise roze perfundimtar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›