Fundi i ndarjes qe na krijoi historia
Nga Hashim Thaci*
Kryeminister i Republikes se Kosoves
Ketu ne Kalimash, sjell per ju, i nderuari Kryeminister Berisha, mesazhet e pergezimet te qeverise se Kosoves, te institucioneve te saj, te gjithe popullit te Kosoves per kete kryeveper.
Sot eshte nje dite madhe per te gjithe shqiptaret, kudo qe jetojne. Sot eshte nje dite e madhe dhe shume e rendesishme edhe per mua personalisht, sepse ekziston nje lidhje shume e fuqishme mes ketij rrugetimi dhe lirise se Kosoves. Jane te shumta dhe te pallogaritshme rastet, kur une dhe bashkeluftetaret e mi, me ore te tera, ne shi, ne bore dhe ne acar, e beme kete rruge, ne kembe, per lirine e vendit. Qe sot, Kosova dhe Shqiperia, Tirana dhe Prishtina jane si kurre ndonjehere me prane njera tjetres dhe do te afrohen dhe me teper. Tirana dhe Prishtina jane si kurre ndonjehere prane njera-tjetres dhe keshtu do te jemi pergjithmone.
Pa dyshim, nje element qendror i kesaj afersie shpirterore, fizike dhe materiale eshte liria dhe pavaresia e Kosoves, vete shteti i Kosoves. Pavaresia e Kosoves i jep kesaj rruge dimensionin e plote te afrimit, eshte vete kuptimi i autostrades. Kjo rruge eshte dalja e Kosoves ne det.
I nderuari kryeminister, ne kemi qene te ndare ne shekuj, por kurre nuk kemi qene larg njeri-tjetrit. Gjithmone kemi punuar per t'u afruar, gjithmone kemi sakrifikuar per t'u afruar dhe ja, erdhi dita, Kosova eshte e pavarur, Shqiperia ne NATO dhe sot ndertojme autostrada. Dhe une e di, sic e dini te gjithe ju se kurre me, te rinjte tane, as te Shqiperise dhe as te Kosoves nuk do te ecin me ne kembe, neper balte, fshehurazi dhe me tmerrin e frikes, per te bere kete rrugetim te lirise dhe zhvillimit te vendeve tona. Na ka ndare historia, na ka ndare padrejtesia. Na ndanin bjeshket, malet e thepisura, dhe muret. Sot te gjitha keto pengesa jane zevendesuar me pune, me vullnet, me ideal, me vizion, duke u shnderruar ne dhjetera e dhjetera ura dhe tunele komunikimi.
Prandaj, i nderuari Kryeminister i Shqiperise, Sali Berisha, ju pergezoj ne emer te Kosoves, popullit te saj, per kete pune kolosale, per kete kryeveper, ju pergezoj ju personalisht, qeverine tuaj dhe popullin shqiptar. Pervec deshirave, endrres per integrim kombetar dhe euroatlantik, kjo rruge do te mbarte ide, mallra, rritje ekonomike per te dy vendet tona. Kjo rruge do t'i jape shtytje zhvillimeve te shumanshme te dy vendeve tona.
I nderuari kryeminister i Shqiperise, Sali Berisha. Si kryeminister i qeverise se Republikes se Kosoves, angazhohem se per nje kohe shume te shkurter, kjo rruge do te vazhdoje tutje, Vermice, Prizren, dhe ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine.
Bashkerisht kemi thyer perandori e pushtues, e do te thyejme edhe male e bjeshke qe na dalin perpara. Kjo eshte autostrada e shpreses, e besimit, e punes dhe e zhvillimit te shqiptareve. Kjo eshte historia jone. Kjo eshte rruga e integrimeve kombetare dhe euroatlantike, rruga e shekullit te ri. Kjo eshte rruga e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Faleminderit, urime dhe suksese ju dhe te gjithe shqiptareve.
* Fjala e mbajtur dje ne hapjen e tunelit te Kalimashit