Serbia e gatshme për kompromise

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka theksuar se në bisedë me Ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, (William Hague) Vilijam Hejg, se me takimin e kryeministrave Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi, Serbia ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave me Prishtinën dhe është e gatshme të bëjë shumë kompromise, por këtë do ta pres edhe nga pala shqiptare.
Sikurse njoftohet në kumtesë, Nikoliq dhe Hejg janë pajtuar se është e domosdoshme që të gjitha çështjet kontesteuse të zgjidhen në bisedime ndërmjet Beogradit e Prishtinës. “Serbia është e gatshme për të gjitha zgjidhjet të cilat mundësojnë kushet më të mira të jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës, e të cilat janë në harmoni me Kushtetutën e Serbisë”, citohet të ketë rekomanduar Nikoliq.
Ai ka theksuar se Serbia është e gatshme për anëtarësim në BE dhe për këtë qëllim, por edhe për inmteresat e veta, është e vendosur që deri në fund t’i kryej reformat në gjyqësi, ta vendos sundimin e plotë të drejtësisë dhe stabilitetin e institucineve të shtetit dhe që në përputhje me ligjet të qëroj hesapet me kriminalitetin e korrupsionin, që janë kushte të cilat i ka shtruar Evropa.
Hejg citohet të ketë përhëndetur vendosmërinë që po e tregon Serbia në rrugën evropiane duke nënvizuar se Britania e Madhe është idhtare e fuqishme e shtrirjes së BE dhe dëshira e saj është që të gjitha vendet e rajonit të janë në BE për çka shteti i tij është i gatshëm të ndihmojë për marrëdhëniet më të mira midis shteteve të Ballkanit.
Shefi i diplomacisë britanike është takuar me nënkryeministrin e parë dhe ministër i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq në një drekë pune, e pas dite do të takohete dhe me kryeministrin, Ivica Daçiq, pas të cilit takim priten hollësi nga bisedimet e sotme të ministrit britanik me zyrtarët serb.
Minisrti Hejg po qëndron në Beograd pas vizitës në Prishtinë ku deklaroi se harta e Evropës është caktuar dhe nuk mund të ketë ndryshime të kujfijve.
Nikolliq-Hague: Prishtina e Beogradi të dialogojnë
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka pritur sot në Beograd sekretarin e jashtëm britanik, William Hague.
Siç raportojnë mediat serbe, Nikolliq dhe Hague janë pajtuar se të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen përmes dialogut.
Nikolliq mësohet të ketë thënë se Serbia është e gatshme që të bëjë shumë kompromise, porse "një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe pala kosovare".
“Serbia është e gatshme për të gjitha zgjidhjet që mundësojnë jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe që janë në përputhje me Kushtetutën e shtetit tonë”, ka thënë presidenti serb.
Hague, në anën tjetër, ka mirëpritur “vendosmërinë e Serbisë në rrugën drejt BE-së, raportojnë mediat në Beograd.
Hague do të takohet sot edhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Hague arrin në Beograd
Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, ka arritur në Beograd për bisedime me zyrtarët serbë.
“Kam ateruar në Beograd. U gëzohem bisedimeve me qeverinë e re. Për herë të parë do të takohem me presidentin Tomisllav Nikolliq”, ka shkruar Hague në Twitter-in e tij, raportojnë mediat serbe.
Kreu i Zyrës së Jashtme britanike ka arritur në Beograd nga Prishtina, ku ka takuar presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.
Harta e Evropës Juglindore është e mbyllur
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, e ka bërë sot të qartë në Prishtinë se harta e Evropës Juglindore është e përmbyllur dhe kjo do t’i rikonfirmohet edhe sot në Beograd. Ndërkohë ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është esencial për të dyja vendet që dëshirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.
Sekretari i cili po qëndron për vizitë në Kosovë përherë të parë, pas takimit me Kryeministrin Thaçi tha se Mbretëria e Bashkuar fuqishëm mbështet vazhdimin e dialogut dhe përshëndet takimin Thaçi-Daçiq.
Lidhur për deklaratat dhe ambicieve të Beogradit,diplomati britanik e ka bërë të qartë, duke thënë se Serbisë iu është bërë e qartë edhe para dy viteve se harta e Evropës Juglindore është e përmbyllur.
“Ne e kemi bëri të qartë se çka duhet të bëjë Serbia për të marr statusin e kandidatit. Unë kam qenë në Serbi para dy vitesh së bashku me kolegun tim gjerman, dhe atje e thash se harta e Evropës juglindore është përmbyllur, dhe i thamë se nëse ju dëshironi të jeni vend kandidat, atëherë duhet të hyni në dialog me Kosovën. Prandaj ne jemi shumë të qartë me Serbinë sa i përket kësaj çështje”, ka theksuar Hague.
Hague duke folur për dialogun e nisur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, theksoi se në fazën e parë të dialogut Baronesha Ashton, do të identifikoj çështjet që do të diskutohen.
Kurse, duke mirëpritur dhe përshëndetur takimin Thaçi – Daçiq, Hague tha se dialogu është e vetmja rrugë për të arritur ambiciet e integrimit Evropian.
“Dialogu Kosovë – Serbi për normalizim të marrëdhënieve është esencial për dyja vendet për të vazhduar rrugën evropiane. Mbështes fuqishëm takimin e javës së kaluar Thaçi –Daçiq dhe i inkurajoj të gjitha palët që të vazhdojnë këtë rrugë, këto mesazhe do t‘i them edhe në Beograd”, ka theksuar ai.
Për më tepër ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Kosovës.
Ndërkohë kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka informuar sekretarin për takimin me kryeministrit serb Ivica Daçiq, që siç ka thënë ai, ishte një takim korrekt i frymës evropiane për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, Thaçi është shprehur se nuk duhet të pritet që menjëherë pas fillimit të këtij dialogu të ndodh edhe njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.
“Ne duhet të jemi realist, nuk duhet të presim që Serbia të njeh Kosovën në ditët apo javët dhe muajt e ardhshëm, por ka filluar në proces evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosova-Serbi. Pra,nuk do të presim në ditët dhe muajt e ardhshëm njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës dhe anasjelltas por presim sjelljet evropiane të Serbisë në raport me Kosovën, dhe ky relacion evropian Kosovë-Serbi do të rezultojë edhe me njohjen e pesë vendeve të Bashkimit Evropian të Kosovës dhe duhet rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Sekretari britanik Hague ka mbërritur dje pasdite në Prishtinë me ç’ rast është takuar me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, ndërsa sot para nisjes për në Beograd është takuar me përfaqësuesit e komuniteteve në Kosovë.