Gjini: Problemet, çështje e donatorëve
Tirana do ta ketë të vështirë të gjejë paqe. Shefi i klubit, njëkohësisht dhe nëpunësi i emëruar nga bashkia, Eduard Gjini, preferon pozicionin e asnjanësit, në atë që shtypi e quan kriza bardheblu e radhës, por ai dëshiron ta etiketojë thjesht një çështje mes donatorësh, e cila nuk i prish punë klubit për momentin. Pas denoncimeve të ditëve të fundit të bëra nga kryedonatori Refik Halili, shefi i klubit ka dalë dje përpara gazetarëve për të sqaruar situatën.
Donatorët - Ditët e fundit është folur se te Tirana kanë mbetur vetëm dy donatorë (Refik Halili dhe Shefikat Ngjela), pasi dy të tjerët (Agron Papuli dhe Avni Nurin) nuk kanë derdhur detyrimet financiare. Por shefi i klubit thekson se ai njeh ligjërisht katër donatorë. "Deri më sot, mund të them se janë katër donatorë. Ata kanë firmosur një kontratë më 16 gusht për krijimin e shoqërisë ‘Tirana‘". Një gjë të tillë, Gjini na e ilustron edhe duke na treguar kontratat e firmosura nga të katër donatorët. Dhe për sa kohë këto kontrata të jenë të vlefshme ligjërisht, atëherë ai nuk mund të thotë se janë më pak donatorë. Sa i përket kontratave për detyrimet financiare të donatorëve për këtë sezon, ai na nxjerr përpara vetëm tre, ato të firmosura nga Halili, Ngjela e Papuli, pasi Nuri nuk ka preferuar ta firmosë të tijën.
Detyrimet - Për detyrimet financiare, ai detyrohet të zbardhë përgjysmë kontratat, pasi na tregon vetëm firmat, duke shmangur me çdo kusht shumat e përcaktuara në kontratë si detyrime ndaj klubit. Megjithatë, burime të besueshme pranë klubit pohojnë se sipas kontratave, donatorët duhet të derdhnin secili 250 milionë lekë të vjetra. "Bashkia i ka dhënë klubit ‘Tirana‘ një shumë prej 170 milionë lekësh, e cila përdoret për anën materiale dhe për udhëtimet e skuadrës jashtë rrethit për ndeshje etj., nënvizon Gjini. Ndërsa pagesa e futbollistëve bëhet nga paratë që japin donatorët. Halili ka paguar dyfishin e atyre që i takon në bazë të kontratës (nënkuptohet 500 milionë), Ngjela ka paguar gjysmat e detyrimeve të saj (nënkuptohet 125 milionë), ndërsa Papuli ka derdhur vetëm një të katërtën e detyrimeve në kontratë (nënkuptohet rreth 70 milionë). Nuri nuk ka derdhur asnjë lek, për arsye që ende nuk janë bërë të qarta".
Çështja - Gjithsesi, shefi i klubit thekson se paratë e duhura për sezonin 2008-2009 tashmë janë derdhur në arkën e klubit, por sqarimi që jep në vazhdim të lë të kuptohet se për sa kohë që "thesi" është plot me para, atëherë të gjitha problemet e tjera, nuk i takojnë aspak atij, por donatorëve, të cilët duhet t‘i zgjidhin vetë. "Nuk dua të merrem me këto probleme (nënkupton polemikën e Halilit), pasi ajo është një çështje mes donatorëve dhe këto pyetje duhet t‘ua bëni atyre. Gjithçka duhet të zgjidhet mes tyre, nëse nuk e zgjidhin atëherë do të ndërhyjë bashkia. Nëse ata nuk e gjejnë dot një marrëveshje midis tyre, atëherë ne lajmërojmë kryetarin e bashkisë dhe janë gati 20 sponsorë të tjerë (numri 20 nënkupton se janë shumë). Vendimet për shkarkimin apo largimin nga donacionet i takojnë asamblesë. Interesi ynë është që të jenë katër, pasi ka hapësirë që të bashkëpunojnë të katërt. Por gjithsesi ne jemi në rregull, për sa kohë që detyrimet financiare janë derdhur të plota në arkën e klubit". Megjithatë, Gjini thekson sërish se për sa kohë që te Tirana nuk ka probleme financiare, të tjerat nuk janë çështje të tij, por e vetë donatorëve dhe që atje duhet gjetur zgjidhja.