Bush pendohet, gabova me Irakun
Më pak se dy muaj larg nga fundi i mandatit të dytë presidencial, në një intervistë të dhënë për rrjetin amerikan "Abc", Xhorxh Bush i përshkroi tetë vitet në majën e pushtetit, duke e përkufizuar veten si "i papërgatitur për të hyrë në luftë", pa fshehur gabimet mbi ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë. Foli edhe për faktorin që e kishte shtyrë drejt luftës. "Ajo për të cilën më vjen shumë keq? Informacionet e pasakta lidhur me ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë".