Terrori biologjik, i pranishëm që nga 2013-a
Sipas një paneli ekspertësh të krijuar me kërkesën e Kongresit Amerikan, terroristët do të kenë gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm në dorë një armë shkatërrimi masiv, e cila do mund të përdoret në ndonjë pikë të planetit. Kryetari i komisionit të ekspertëve tha për rrjetin CNN, se gjasat që terrorizmi të përdorë një armë biologjike janë më të mëdha se ato që të përdorë një bombë nukleare. Një ish-senator shpjegoi se përmasat e një sulmi të tillë do të ishin të tmerrshme për sa u përket dëmeve në njerëz.