E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ali Kimisti dënohet edhe një herë me vdekje

Sipas televizionit shtetëror të Irakut, ish-gjenerali irakian i njohur si Ali Kimisti, u dënua edhe një herë tjetër me vdekje. Kësaj here dënimi erdhi për shkak të shtypjes nga ana e ushtarakut të lartë Ali Hasan al-Maxhid të një revolte shiite kundër kushëririt të tij, ish-diktatorit Sadam Husein. Mbi Ali Kimistin qëndron që më parë pezull një dënim me vdekje për një fushatë famëkeqe, ku gjetën vdekjen të paktën 100 mijë kurdë. Dënimi i dytë vjen për vrasjen me gaz të 5 mijë banorëve të një fshati.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›