OSBE merr në shqyrtim konfliktin Gjeorgji-Rusi
Organizmi kryesor evropian për sa i përket sigurisë dhe të drejtave të njeriut do të diskutojë këtë javë problemet e shkaktuara nga konflikti mes Gjeorgjisë e Rusisë, njëherësh edhe për të shqyrtuar thirrjet e bëra nga Moska për një pakt të ri sigurie. Ministrat e Jashtëm nga 56 vendet që përbëjnë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të takohen të enjten dhe të premten në Helsinki, qyteti ku u themelua në vitin 1975 pararendësja e saj, Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë.
Por organizatës mund t‘i mungojë diçka nga shpirti i dikurshëm, pas dështimit për të ndaluar që pa shpërthyer konfliktin mes Moskës dhe Tbilisit - që të dyja shtete që bëjnë pjesë në këtë organizëm. "Ishte një zhvillim mjaft dramatik", deklaroi zëdhënësi i OSBE-së lidhur me luftën pesëditëshe. "Dhe diçka e tillë u jep ngjyrë diskutimeve që do zhvillohen gjatë takimit, por pa helmuar domosdoshmërisht atmosferën".
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolesa Rais, nuk do të marrë pjesë në takimin e OSBE-së, i cili përfshin vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia Qendrore, pasi ato ditë do të ndodhet në Indi. Por, sipas zyrtarëve të OSBE-së, roli i saj në takim do të ishte gjithsesi me rëndësi të dorës së dytë, duke qenë se për çështje kyçe pritet marrja e detyrës nga ana e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Finlanda, e cila ka në dorë drejtimin e kësaj organizate deri muajin e ardhshëm kur do t‘ia dorëzojë Greqisë, shpreson të arrijë marrëveshjen për një deklaratë të përbashkët politike në fund të samitit - diçka e arritur për herë të fundit në vitin 2002 në Portugali. Por që zor të arrihet gjatë samitit në fjalë, duke parë situatën e krijuar pas konfliktit mes Gjeorgjisë dhe Rusisë. "Parashikimet janë kundër nesh... kemi krizën në Gjeorgji, kjo i ngre mjaft lart tonet, kështu që nuk mund të mbajmë shumë shpresa për arritjen e një marrëveshjeje", tha një zyrtar i lartë i organizatës.
Rusia ndërmori një kundërsulm kundër Gjeorgjisë në gushtin e këtij viti, pasi forcat gjeorgjiane u përpoqën të rivendosnin nën kontroll provincën separatiste të Osetisë së Jugut, e cila kishte shpallur në mënyrë të paanshme pavarësinë nga Gjeorgjia. Disa politikanë mendojnë se dhuna mund të shpërthejë sërish.
Monitoruesit ushtarakë të OSBE-së u larguan nga Gjeorgjia gjatë konfliktit, por Greqia kërkon të sigurojë kthimin e tyre në rajon. "Do të bëjmë të gjithë përpjekjet e mundshme", tha Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani. "Në rajon duhet të ketë vëzhgues të OSBE-së, na duhet të kemi një kuadër të plotë e realist të asaj që po ndodh vërtet aty. Në rast se të gjithë shprehin vullnet të mirë, ne do ta arrijmë zgjidhjen".
Rusia e kritikoi ashpër OSBE-në për largimin e vëzhguesve nga zona e konfliktit dhe është shprehur se tetë monitorët që gjendeshin aty para konfliktit duhet të kthehen.