Obama, 100 ditët e një qeverisjeje ndryshe
Nga mbyllja e Guantanamos te sfida ndaj lobistëve, nga ridekorimi i Zyrës Ovale te mbjellja e zarzavateve në kopsht. Ja disa nga ndryshimet e 100 ditëve të para të Obamës në pushtet
Amerikanët, prej kohësh, ishin mësuar të dëgjonin se terroristët më të rrezikshëm të botës ndodheshin të mbyllur pas hekurash në burgun e Guantanamos, por Obama vendosi që pikërisht këtë burg, të sigurisë së lartë, ta mbyllë brenda një viti.
Politika armiqësore e Bushit ndaj Iranit, e shoqëruar me një retorikë po aq armiqësore, është diçka që i përket së kaluarës. Barak Obama bëri diçka krejt ndryshe nga paraardhësi i tij, duke e ftuar Teheranin për të bashkëpunuar në rastin e Afganistanit dhe duke hedhur idenë e një dialogu mes palëve në lidhje me çështjen bërthamore, pa parakushte.
Sipas Obamës, në erën e re në Shtëpinë e Bardhë, gazetaria e re duhet që të luftojë me atë të vjetrën dhe të fitojë.
Sapo çelën lulet e para të qershive në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, Mishel Obama dhe vajzat e saj, të shoqëruara edhe nga disa fëmijë shkollash, nisën që të krijonin kopshtin e tyre të vogël e të gjelbër me zarzavate, brenda hapësirës së parkut të Shtëpisë së Bardhë.
Amerikanët nuk po bëjnë më të paditurin në lidhje me dhunën dhe trafikun e drogës në Meksikën fqinje. Obama dhe sekretarja Klinton pranuan se një nga shkaktarët e kësaj situate janë vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që furnizojnë me armë rebelët.
Quhet "Bisha" dhe është limuzina e re e Presidentit amerikan. Është një Kadillak i blinduar më shumë se një tank dhe me dritare me xhama antiplumb. Kjo makinë ka kaluar me sukses provën në rrugët e Londrës, Strasburgut, Pragës dhe Stambollit.
Deri më sot, me rastin e Pashkëve, në Shtëpinë e Bardhë ekzistonte tradita e rrokullisjes së vezës në lëndinën e gjelbër, ndërsa Obamat e ndryshuan traditën, duke organizuar një parti edhe për prindërit e fëmijëve, mes të cilëve disa ishin homoseksualë.
Marrëdhënia e re e vendosur me Moskën është pa dyshim një arritje e madhe e politikës së jashtme të Obamës. Ai kërkoi që në fillim të mandatit që të rishikoheshin të gjitha pikat e debatueshme dhe mes të dyja vendeve të niste bashkëpunimi edhe për çështjen e Iranit.
Obama është një nga presidentët që e ka marrë më shtruar se të tjerët plotësimin e vendeve të kabinetit dhe zyrtarëve të lartë të administratës. Madje, anëtarët e kabinetit u takuan të gjithë së bashku vetëm këtë javë. Një numër i madh i personave të emëruar prej tij dolën me probleme mospagimi taksash dhe u detyruan që të dorëhiqeshin.
Presidenti urdhëroi publikimin e memove të Departamentit të Drejtësisë, të periudhës së Presidencës së Bushit, që kishin të bënin me teknikat e marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm, të cilat disa i konsiderojnë si tortura të vërteta të ushtruara ndaj të dyshuarve.
Pavarësisht se gjysmën e fushatës elektorale e kaloi duke pohuar se nuk ishte aspak sikundër e akuzonin, pra një "mysliman i fshehtë", Obama, gjatë vizitës në Turqi këtë muaj, bëri veç të tjerash edhe një vizitë në Xhaminë Blu në Stamboll.
Nëse një pjesë e amerikanëve vendosën që të preferonin Obamën ndaj MekKejn për shkak të moshës dhe flokëve të thinjura të këtij të fundit, ata duhet të jenë zhgënjyer teksa kanë parë se sa shumë i janë thinjur flokët Presidentit, vetëm gjatë tre muajve të parë të Presidencës.
Në takimin e Amerikave, Obama nuk u fsheh kur Presidenti i Venezuelës, Çaves, iu drejtua për t‘i dhuruar një libër që bënte fjalë për rolin e vërtetë të SHBA-ve në vendet e Amerikës Latine. Madje, pasi e mori, Obama edhe e falënderoi.
"J.Crew", firma e veshjeve që adhurohet nga Mishel, është bërë tashmë edhe firma më e preferuar dhe më e famshme e veshjeve në Amerikë. Në festimet e ditës së inaugurimit presidencial, si dhe gjatë vizitës së saj të parë jashtë vendit, në Evropë, ajo preferoi vetëm veshje dhe këpucë të kësaj firme.
Dukej si një takim i viteve ‘90 ai mes Obamës dhe Presidentit rus, Medvedev, në Londër. Të dy së bashku, gjatë takimit, u angazhuan që të punonin së bashku për të reduktuar arsenalin bërthamor.
Tashmë vendi i preferuar i Presidentit të ri për të kaluar periudhën e pushimeve është vendlindja, Hawai. Ndërsa për Obamën ai është një vend i dashur, për njerëzit e shtypit jo edhe aq, pasi rrugëtimi është shumë i gjatë.
Kioto nuk është më një fjalë që nuk duhet përmendur brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Amerika tashmë është një nga vendet që do të dalin hapur e me masa konkrete për mbrojtjen e ambientit, përmes uljes së emetimit të gazeve të dëmshëm në takimin e ardhshëm global të Kopenhagenit, ku do të caktohen edhe politikat dhe objektivat e ardhshme.
Obama ka krijuar atë që dikush e ka quajtur "Kabineti i ylbertë". Kjo, sepse amerikanët e "pastër" janë shumë të paktë. Aty gjen shumë njerëz me ngjyrë dhe me prejardhje nga vende të ndryshme.
E mbani mend se sa neveri i kishte Bushi bronkolit dhe lulelakrat? Epo mirë, Obama i ka shumë dëshirë zarzavatet, e madje jo vetëm ai dhe familja, por edhe Qeni i Parë.
Epoka e hekurudhave është kthyer sërish. Obama ka bërë të ditur se do të shpenzojë 13 miliardë dollarë për rigjenerimin dhe krijimin e një rrjeti hekurudhor trenash të shpejtësisë së madhe. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një shumë të jashtëzakonshme parash, por gjithsesi është një shumë e madhe e krahasuar me të tjerat e mëparshme.
Pavarësisht se Universiteti i Arizonës në të cilin ai do të bëjë një vizitë muajin e ardhshëm i ka refuzuar dhënien e një Doktorature nderi, Obama është shumë i sigurt në aftësitë e tij intelektuale.
Në përpjekjen e tij për të luftuar ndikimin e lobistëve në qeveri, Obama ua ka ndaluar atyre që t‘u flasin zyrtarëve të administratës në lidhje me projekte që mund të kualifikohen për thithjen e fondeve nga paketa stimuluese. Sigurisht që lobistët nuk janë të lumtur për këtë.
Përmes një veprimi të paprecedent për Shtëpinë e Bardhë, Obama detyroi "General Motors" që të shkarkonte shefin ekzekutiv nga detyra me mesazhin e qartë: "Nëse dëshironi paratë e taksapaguesve, qeveria duhet të ketë kontroll në biznesin tuaj".
Obama deklaroi se do t‘i jepte fund luftës në Irak. Ai e mbajti fjalën për një gjë të tillë, edhe pse disa kishin shpresuar se tërheqja do të ishte më e shpejtë nga vera e vitit 2011.
Fjalimi i përjavshëm që amerikanët dëgjonin në radio nga Presidenti i tyre, tashmë transmetohet rregullisht edhe në YouTube.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 47 milionë amerikanë janë të pasiguruar. Obama ka premtuar se do të bëjë një reformë të plotë të sistemit shëndetësor, në mënyrë që të gjithë të përfshihen në skemë.
Bush ua kishte hequr të drejtën e filmimit mbërritjes së qivureve të ushtarëve amerikanë nga Iraku dhe Afganistani. Kjo, pas një incidenti, kur ish-presidenti ishte kapur nga një kameraman duke qeshur gjatë një funerali. Obama uron që edhe në këtë drejtim të jetë transparent.
Bllokada amerikane ndaj Kubës është 47-vjeçare, por në 100 ditët e para në pushtet, Obama ka ndryshuar të paktën humorin e marrëdhënieve dypalëshe, duke dhënë një shpresë të madhe për ndryshim edhe për sa i përket marrëdhënieve me ishullin komunist
Edhe uebsajti zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar që nga dita kur Obama vuri këmbën aty. Tani ai është me më shumë fotografi dhe ngjyra se më parë.
Obama u premtoi amerikanëve se do të përgjysmonte deficitin federal, por deri më tani, gjithçka që ai ka bërë të çon në thellimin e tij e jo në të kundërtën.
Transparenca në lidhje me paratë. Çifti i parë ka deklaruar se të ardhurat e përbashkëta të tyre për vitin 2008 ishin 2.8 milionë dollarë, në fakt jo aq të mira sa në vitin 2007, kur ishin 4 milionë dollarë.
Një nga numrat e këqij të Presidencës Obama është edhe ai i të papunëve që ka shkuar në 600 mijë vetëm këto tre muajt e fundit.