E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: “Bashkimi i opozitës, vetëm pas zgjedhjeve”



E majta ndien si nevojë bashkimin e votave pas zgjedhjeve, për të bërë të mundur një fitore të sajën në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi, i bindur se ideja e tij e hershme për një konfederatë të së majtës nuk mund të realizohet, sugjeron hyrjen vetëm në zgjedhje dhe më pas bashkimin e votave. I bindur se vetëm kështu mund të fitohet, Gjinushi kërkon menaxhimin e asaj që ai e quan si disfavor të qeverisë “Berisha”, midis të cilave ka renditur kritikat e ndërkombëtarëve, por edhe dëshminë e maxhorancës në luftën kundër korrupsionit. Idetë e Gjinushit do të duhet të pasqyrohen edhe në Kodin Zgjedhor, i cili deri tani është diskutuar vetëm midis dy partive të mëdha, PS dhe PD, që janë sulmuar shpeshherë nga të vegjlit për gjoja monopolizim të kësaj reforme shumë të rëndësishme.

5 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›