Gjinushi: Berisha-Meta-Nano, loje treshe ne kurriz te PS
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se treshja Berisha-Meta-Nano, ne lojen e tyre kane nje qellim ne vetvete, shkaterrimin e se majtes. Per te zgjedhjet e 28 qershorit u manipuluan, i vodhen dhe vetem rinumerimi i votave dhe kalimi ne zgjedhje te parakohshme, mund ta qetesoje situaten. Njeheresh, ai eshte shprehur dhe per qeverisjen e djathte ne aleance me Meten, marreveshjen e kufirit detar me Greqine, protestat e opozites, bojkotin e zgjedhjeve te 15 nentorit dhe paralajmerimin per bojkot ne zgjedhjet vendore te vitit 2011.
Zoti Gjinushi, kemi pare Partine Socialiste dhe opoziten qe te perdorin nje strategji per hapjen e kutive, duke pershkallezuar qendrimin deri tek protestat. Po keshtu kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se do te beje nje barrikade njerezore, per hapjen e kutive te votimit. Ju si e shikoni kete strategji?
Ju e keni pare qe PSD eshte bashkuar ne valen e protestave te opozites dhe ka mbeshtetur dhe qendrimin per bojkot, ose me sakte, per mosbashkepunim me institucionet e dala nga zgjedhjet e manipuluara, deri ne berjen e transparences dhe rikthimin e procesit atje ku ngeli. Pavaresisht nga tymnaja qe ben qeveria, pavaresisht nga tellallet majtas dhe djathtas, qe perpiqen te fshihen pas raportit te OSBE-ODIHR, ka dy te verteta te medha. E para, qe zgjedhjet nuk jane te standardeve dhe nuk behet fjale as per plotesim te pjesshem apo te shumices, apo te se teres, por behet fjale qe shprehimisht OBSE deklaron se: nuk u arriten standardet. Pra per fjalen "standard" nuk perdor termin as shumica dhe as pakica, sic thote edhe ndonje ambasador, thene keq nga anglishtja. E dyta, cfare do te thote qe zgjedhjet jane jo te standardeve, te shoqeruara edhe per motive te tjera. Motivet aty jane te tilla, ku levizin me mijera vota, ne fakt te shprehura ne raportin e vete vezhguesve nderkombetare. Kur levizin mijera vota dhe demtohen mijera votues, sigurisht qe nje rezultat qe i ngel ngushte, sic eshte Berati me 200 vota, apo Tirana qe diferenca eshte me 2 mije nga 400 mije, eshte e qarte qe kudo fryma eshte qe ky rezultat s'mund te shprehe te verteten, te pakten pa u riverifikuar, rinumeruar. Por edhe nga ana formale, me e rendesishme eshte qe procesi ngeli tek numerimi i Beratit, Tiranes dhe Shkodres. Pra, u bllokua ne menyre arbitrare. Kater "kamikaze" te KQZ-se dhe disa te trembur nga Kolegji Zgjedhor, ndalen te drejten e opozites per te rinumeruar voten, pasi eshte taksative dhe nuk lihet ne dore te askujt, qe ta vleresoje. Ne ligj thuhet se kur dy anetare e kerkojne rinumerimin, KQZ eshte e detyruar ta beje dhe nuk votohet fraza. KQZ eshte e detyruar me ligj, te miratuar me konsensus dhe po qe se je i detyruar per te bere rinumerimin, s'ka pse kthehet ne parodi, dhe ca me shume s'ka se cfare te gjykoje gjykata. Ne te drejten qe i jepet nje pakice per kontroll, nuk gjykohet. Pra e drejta veteushtrohet, rezultati qe del nga ky kontroll apo rigjykim, ai gjykohet. Rrjedhimisht procesi ka ngelur tek Tirana, Shkodra, Berati. Meqe te gjithe fshihen pas Kodit, te behet sic thote Kodi, te zbatohet Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise. KQZ-ja thote se e kam shpallur une vendimin, sepse thote Kodi une e shpall, por ky Kod thote qe dy veta kane te drejte te numerojne, pra jane nene te Kodit. Rrjedhimisht neni 138 eshte i vetmi instrument qe kishte opozita, nderkohe qe i la gjithcka kesaj mazhorance, qe u fut ne zgjedhje pa 300 mije karta, karta te shperndara sipas qejfit te saj. Qe perseri me listat qe u mbushen, me 26 per qind njerez qe jane kthyer pa votuar se s'kane gjetur emrin. Dhe 26% nuk eshte numer i vogel. Ne 10% eshte shkelur fshehtesia, ne 28 per qind nuk eshte respektuar lyerja me boje, qe u lefte Saliu. Pra te gjitha keto, tregojne qarte se protestat jane e vetmja menyre, per te kerkuar te drejten qe na takon.
Partia Socialiste ka dorezuar dje nje padi ne Gjykaten Kushtetuese per marreveshjen midis Shqiperise dhe Greqise, per kufirin ujor. Cilat jane pretendimet e opozites lidhur me kete ceshtje?
Pretendimi eshte i qarte, qe Berisha ka dale jashte kontrollit dhe demonstron edhe nje njehere hapur politikat e tij antishqiptare, e ka treguar qe me Kosoven, qe i ka shitur nafte Serbise, qe ka dale kunder Rambujese dhe qe ne momentet me delikate te Kosoves, gjithmone ka dashur destabilizim ne Shqiperi. Per te vazhduar me pas, me te gjithe keto politika ekonomike qe u bene gjate ketyre kater viteve, ku duket qartazi qe ai lobon ne favor te qarqeve te caktuara mafioze dhe per interesa jo proshqiptare. Dhe te gjitha i ben per pushtetin dhe per oborrin e tij. Nje qeveri e tille e korruptuar, e diskretituar, nje qeveri e "Gerdecit", nje qeveri qe s'ka dale nga vota e lire, patjeter qe eshte gati te shese cdo gje, per kredo politike. Pra te beje leshimet maksimale ndaj cdo vendi, cdo partneri, vetem e vetem qe te garantoje njefare perkrahjeje politike. Ju kujtohet qe marreveshja eshte bere nje muaj para zgjedhjeve dhe marreveshje te nje rendesie te tille, nuk behen kurre me nxitim, nuk behen kurre pa asnje lloj transparence, nuk behen kurre ne prag fushate. Dihet qe kryeministri grek kishte vite te tera qe deklaronte se do te vizitonte Shqiperine dhe s'vinte. Ju e mbani mend se sa me qejf bertiste Sala, qe eshte thjesht problem axhende, nuk eshte shtyrje vizite. Doli qe axhenda u shty deri ne prag te zgjedhjeve. Pra aty tregon qarte insistimin e tij qe per hir te nje vizite, per nje levizje politike, eshte gati te jape edhe kufijte e Shqiperise, pra te jape edhe territore te Republikes se Shqiperise. Pretendimi yne eshte i qarte, i thjeshte, qe per motive politike, per motive anti-shqiptare, per motive papergjegjshmerie, Sali Berisha ka shtyre kufijte ne demin tone dhe ka prekur territore, qe jane disponuar prej Republikes se Shqiperise vite e vite me radhe. Edhe nese s'ka pasur kufij te meparshem, ka nje regjim te percaktuar, te njohur nga palet, cka kane funksionuar qe nga 1913 pra 90 e disa vjet, e na del Saliu, qe me sa duket i ka folur babai per kufijte, ose gjyshi, dhe mban mend se ku ka qene. Prandaj i jemi drejtuar Gjykates Kushtetuese, meqenese kete nuk e ndalon nje mjet tjeter, ky nuk kupton as presion politik. Mjafton te shohesh per "Durres-Kukesin", duhet te kesh kurajen e Berishes dhe te kesh nje opinion publik si i yni, qe te fusesh ne qeveri ministrin e "Durres-Kukesit", te akuzuar per 300 milione euro vjedhje, per ceshtje te pagjykuar. Pra qe mbetet nje i pandehur i perjetshem, deri sa te rihapet ceshtja e cila s'eshte gjykuar, eshte vetem pushuar, per shkak te menyrave dhe pehlivanlleqeve juridike. Apo te rikthesh minister ate qe akuzohet per tragjedine e "Gerdecit", sigurisht jo si person, si qeveri, si perfaqesues i qeverise, per te tere se cfare perfaqeson "Gerdeci". Ndaj, jo vetem qe nuk ben sic deklaron kur ka qene per heqje imunitetesh, ky i rivesh me imunitet ministrat. Nje riveshje me imunitet gjate procesit gjyqesor, nuk kishim pare kurre me pare. Dime qe po vajte ne organet e drejtesise, veshjet dhe cveshjet i bejne vetem organet e drejtesise, derisa ka nje vendim gjykate te formes se prere, qe o jep pafajesine ose jep denimin. Kurse qe te rivihesh ne sallen e gjyqit, kete e ka shpikur dhe Saliu, saqe edhe Berluksonit si kishte vajtur ne mendje riveshja, kur kish bere nje ligj te posacem per t'u mbrojtur. Nje person me nje papergjegjshmeri te tille, kuptohet qe mund te ndalet vetem me gjykaten, sepse ky instrument ka ngelur, ndonese edhe gjykaten e ka anashkaluar ne disa raste. Por besoj qe nuk do te guxoje ta anashkaloje kete radhe, sepse pastaj cdo veprim i metejshem, do te ishte nje shkelje e hapur e Kodit Penal, do te tregonte qe veprimi eshte i qellimshem, nuk eshte me problem kompasi, as se ku ka ngaterruar te veje piken, apo ngaterrimi i ishullit me koncepte te tjera, apo cfare do te quajme gji dhe ngaterrojme gjinjte me ndonje gji tjeter. Per pasoje, do te bente nje veper te paster penale, qe sic e keni pare te cituar ne shtyp, denohet jo pak.
Si e shikoni daljen e PBDNJ si e vetmja parti e koalicionit te majte te drejtuar nga PS, ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 15 nentorit?
Se pari duhet konfirmuar. E dyta, ka nje qendrim opozitar per hapjen e kutive. Me sakte jo per hapjen e kutive, por per vazhdimin e procesit zgjedhor, atje ku u la. U la tek bllokimi, jane bllokuar arbitrarisht 3 qarqe me kutite e tyre perkatese, ku mandati luhej holle. Madje njeri prej tyre eshte hapur, Shkodra, me aq sa eshte hapur ka dale batakcilleku dhe ndershmeria e ketyre zgjedhjeve ilegjitime. Per sa i takon hyrjes ne keto lokalet e pjesshme, nuk eshte shtruar asnjehere ne tavoline, qe a do te mbajme qendrim te perbashket. Megjithate une nuk e kam te konfirmuar se kush eshte qendrimi perfundimtar i PBDNJ-se, pasi s'ka ndonje rendesi, jane pese komuna, jane te pesta me shkelje. Eshte nje tjeter episod se pse jane te paligjshme, pse eshte e paligjshme kjo mazhorance. Pra ajo ka te paligjshem kater deputete te LSI-se, paligjshmeria eshte ne raport me elektoratin se ketu flitet per te gjithe, po harrohet qe zgjedhjet i ben populli. Zgjedhjet ne perkufizim jane dita kur qytetaret, sigurisht ne ato vende ku ka qytetare, shprehin vullnetin e tyre. Kater deputetet e LSI-se jane modeli se si tallesh me qytetarin, jo tallesh, por i thua qe vota jote eshte kot, ti voton kot, ty te premtohet se cfare do, por neser behet e kunderta. Ti mund te votosh majtas, por politika e con voten djathtas. Ti mund te votosh djathtas, por mund te shkosh ne ekstremin e djathte. Kjo nuk varet prej teje, por vullneti yt eshte formal, pasi nuk vendos votuesi, por vendosin pehlivanet e politikes. Keshtu qe, jane edhe 5 deputete te tjere te PD-se, te cilet jane zgjedhur ne kundershtim te hapur me Kushtetuten. Per te kuptuar se sa legjitime jane keto zgjedhje, mjafton te shohesh edhe keta. Pra, ke nje grup ilegjitim ne raport me vullnetin e popullit, per mua eshte me e rendesishme se sa eshte Kushtetutes ne kete rast. E dyta, kemi 5 deputete te zgjedhur ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe po t'i heqesh pese deputete, kjo mazhorance bie. Rrjedhimisht kjo eshte nje arsye me shume se pse duhen bojkotuar keto palo zgjedhje, sepse aty rikonfirmohen ata qe jane zgjedhur ne menyre te hapur ne kundershtim me Kushtetuten.
Ne rast se kutite nuk do te hapen deri ne zgjedhjet e ardhshme vendore, opozita do te hyje ne zgjedhje?
Absolutisht jo. Nese s'ka hapje kutish deri atehere, do te thote qe s'ka asnje veprim per te garantuar zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Hapja e kutive eshte per te treguar qe po u vazhdua keshtu, pra me keto kushte zgjedhore, zgjedhjet jo vetem qe s'jane te standardeve, por jane te manipuluara. Sado qe per Evropen jostandard do te thote cenim i kritereve qe ka Evropa, per zgjedhje te lira dhe te ndershme, do te thote cenim vote. Nuk ka zgjedhje qe nuk cenohet vota, por s'plotesojne standardet, ato shkojne bashke. Keshtu qe, nese nuk ka asnje reagim, do te thote qe kjo mazhorance eshte e papergjegjshme ne ate shkalle dhe ky popull eshte aq tolerant sa pranon qe te qeveriset nga nje qeveri jolegjitime, nga nje shumice jolegjitime dhe pranon qe perseri t'i thone: hajde ne zgjedhje tani se ke alternative Ilir Meten, sic ka kurajen te flase keto dite, qe t'i jape popullit alternative. Vetem ata s'mund te jene alternative, sepse ata treguan qe edhe kur japin nje alternative te nje force te re te Shqiperise se re, alternativen jo Nano, jo Berishe, te del te nesermen pro Nano dhe pro Berishe. Pra, keto jane alternativa false, sepse mbeshteten te gjitha mbi mashtrimin e hapur dhe vleresoj qe edhe opinioni publik ne shumicen e tij, nuk mund te toleroje me qe Shqiperia te mbetet nje vend i mallkuar, ku nuk arrihen te behen zgjedhje normale, ku nuk arrihen zgjedhje te standardeve evropiane. Te mos luajne me standard jo danez dhe jo francez, por ka vetem nje standard, standardi nderkombetar. Ne kete raportin e OSBE, e vetmja gje qe s'eshte korrekte eshte fakti qe u shpik termi "standarde te larta", per te evituar perdorimin e togfjaleshit "standarde evropiane". Pasi evropiane dhe te larta jane nje, ka vetem standard, nuk ka te larta dhe te uleta. Vetem tek emisioni "Ethet" perdoret qe, jo regjistri i siperm s'je mire, por te poshtmin e ke mire. Ne zgjedhje ka vetem plotesim standardesh. Pra ngjajne me konkurset ku kush gezon, qe kete vit u paraqita me mire, por prape s'kapa piket per t'u kualifikuar, pa hyre tek kombetarja qe zihet per vazot. Problemi eshte qe a arritem ate synim qe kishim, kapjen e standardeve. Me mos kapjen e standardeve, pak rendesi ka sa pike more. Ajo mund te jete shprese per te ardhmen, por per aktualen ndodh e njejta gje, ngele ne klase. Prandaj beteja ketu eshte per te kthyer standardin numer nje, standardin zgjedhor, nga ku u fillua demokracia. Populli shqiptar, opinioni publik, i majte dhe i djathte duhet te kuptojne nje gje, qe ra komunizmi, u vendos demokracia vetem ne nje nen, vetem ne nje rresht, lejohet pluripartitizmi, lejohet gara elektorale. Nuk u tha asgje tjeter, te tera jane pasoja. Qe nga 1991, Saliu ishte i pari per PD-ne qe bertiti per zgjedhje te lira dhe te ndershme, ne kontrast me zgjedhjet e meparshme, qe po qe per qetesi ishin shume te qeta, madje perfundonin me daulle dhe me pjesemarrje masive, por s'kishte konkurrence, pra ishin te diktuar. Ky ishte ndryshimi madh dhe pikerisht kete shkaterroi ai me 1996, besimin tek zgjedhjet, vendosi zgjedhjet e manipuluara, domethene te lira, ky vec qe s'ka ardhur ne permiresim me prapa, por s'ka kapur te famshmen standard, per t'iu bashkuar familjeve demokratike. Pra o hyn ne kete familje, o je jashte saj. Ne jemi jashte kesaj, me gjithe perpjekjet dhe lobingjet, me parate qe hidhen lart e poshte per te rregulluar ndonje fraze, per te rrotulluar ndonje fraze, apo per te perdorur fantazma te zgjedhjeve te manipuluara, sic eshte Grosruk. I cili, kuptohet se cfare standarde jane, perderisa quan standarde zgjedhje e vitit 1996, patjeter qe keto standarde jane. Prandaj ai mund ta thote shqip, me gjuhen e tij, se ky eshte nje manipulim me i mire se 1996, kjo eshte e verteta, jane manipulimet me te mira ne tere historine e Shqiperise, qe nga viti 1992.
Dite me pare ka pasur nje mbledhje te Kryesise se LSI, nga ku kryetari Meta deklaroi se do te hyje ne zgjedhje si nje alternative e majte dhe se nuk mund te lihet populli pa te majte ne zgjedhje. Ju si e vleresoni kete deklarate dhe levizje politike?
Komentet per kete i bera edhe me siper. Sharlatanizem me te madh nuk ka. Mire e mashtrove, kesaj i thone qe te pakten fshihu, ul koken per ate qe bere, pasi ai vjen nga nje mashtrim i madh, u deklarua i majte, ster i majte, me i majte se PS, me anti-Berishe se PS. Madje akuzonte Ramen per kompromise dhe te nesermen kuptohet qe i shiti te gjithe keto vota. Pra, eshte nje mashtrim i hapur elektoral dhe i kaloi djathtas. Tani sigurisht eshte me shume se sarkazem qe te vazhdoje te flase ne emer te se majtes, sepse Berisha nuk eshte i majte, duhet ta zgjidhe kete problem me Berishen. O jane bere te dy te majte, ose jane bere te dy djathte, kete ta zgjidhin me njeri-tjetrin. Une e kuptoj pse ai insiston ketu, sepse do qe ta quaje kete "krushqi" heterogjene dhe jo homogjene. Ne fakt jane dy burra qe kane bere nje krushqi dhe nuk jane nje i majte me nje te djathte.
Kemi pare nga protestat qe eshte sulmuar Berisha-Nano-Meta. Pse ky sulm?
Sepse jane bere bashke. Kjo eshte shume e qarte, se politika mbeshtetet ne disa pazare qe kulmojne me 2002, atehere eshte bere marreveshje Nano-Meta, pastaj eshte bere Nano-Berisha. Sigurisht qe Meta e ndjeu veten me vone disi te margjilizuar dhe protestoi, pra iku nga qeveria si zevendeskryeminister dhe u tregoi njerezve qe po qe per te majten nuk rri zevendeskryeminister, po qe per te djathte mund te zevendesoje dhe Majlinda Bregun e nuk e ka problem, mund te behet dhe zedhenesi i qeverise. Sigurisht qe kjo eshte nje loje treshe dhe patjeter qe Berisha me Meten po fusin shume stile te reja ne politike, pra martesa brenda llojit, lojera treshe. I gjithe morali i tyre eshte qe ta kontrollojme ne politiken dhe te mos lejme te tjeret qe te na prishin pune, ose te kerkojne pjese. Prandaj dhe morali i politikes ka vdekur qe nga kjo marreveshje, pasi nuk e di se cfare mund te premtoje Sali Berisha sot, nese me 2005 "premtonte" ne emer te KOP-it te disa rikthimeve kokulur te larguarve te tij, qe do te luftonte korrupsionet te se majtes qe kulmonte me "klanin e Zemunit", ai tani ka aleat numer nje "Klanin e Zemunit", madje ata qe i quante "Zemuni", i ka edhe ne mazhorance. Nese do te luftonte korrupsionin e Metes, tani Meta e ka aleatin numer nje dhe ai ia dha pushtetin, se i dha mundesine e krijimit te nje mazhorance te rreme. Keshtu qe, pa hyre tek ministrat e vet, kjo qeveri eshte e rrethuar nga aleate, qe i quante kundershtare, per shkak te korrupsionit. Keto nuk kane qene sharje, por platforma dhe dallohen sharjet nga platformat. Pra, mandati i kerkuar me 2005 dhe pas kater vitesh lufte ndaj korrupsionit te se majtes, te gjithe kampionet e korrupsionit te se majtes i dolen miq. Kjo flet shume per opinionin publik, i cili nuk mund te kuptoje se ke korrupsion do te luftoje kjo qeveri, aq me shume pastaj per korrupsionin e vet, se ne kater vjet treguan qe rekordmeni i aferave korruptive eshte qeveria Berisha dhe vete ai, me i lidhur drejtperdrejt tregon se cdo gje komandohet prej tij. Pra nese ne fazen e pare PD-ja ka perdorur korrupsionin masiv, vidhej nga poshte lart, pra vidhnin demokratet dhe i mbronte Saliu. Tani vjedh Saliu dhe duhet ta mbrojne demokratet. Duhet te jesh naiv te besosh sot, ku Berisha do te luftoje korrupsionin tek rruget, kur u mbyll "Durresi-Kukesi", do te luftoje trafiqet, kur u mbyll "Gerdeci", do te luftoje nepotizmat, do te luftoje konfliktet e interesit, kur s'ka mbetur familjar pa iu lakuar, ne te tera gjinite dhe rasat. Prandaj kjo eshte shume e qarte qe morali i kesaj qeveri dhe kjo treshe eshte i asaj qe sa je kundershtari im, i ke te gjithe te zezat, behu me mua te ndajme perfitimet e perbashketa, ne kurriz sigurisht te shumices se shqiptareve.
Ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, ka deklaruar pak kohe me pare ne emisionin "Opinion", te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv "Klan", se do te jete perballe Edi Rames ne sfidat e tij politike, duke filluar qe nga bashkia e Tiranes... Ju si e shikoni kete perballje?
Nano ka pasur nje beteje historike me Berishen. E fitoi? Jo. Tani i ka mbetur Rama per t'u luftuar?! Pra, nje njeri qe pas 18 vitesh lufte te paepur dhe perplasje me Sali Berishen, qe si perfaqesues, te djathte e te se majtes, perfundon ne krah te tij dhe aleati i tij. Sigurisht nje qe humbet beteja te tilla, ose i degradon ne kete forme, nuk mund t'i marresh seriozisht asnje beteje te re. Pa harruar qe edhe PS u ca, e majta humbi ne 2005 nga perplasja Nano-Meta. Madje ju mbani mend shume mire qe levizja per katharthis ishte levizja per clirimin e PS-se nga korrupsioni i Metes, nga klanet e Metes, me Kocin qe ne krye te kesaj levizje. Meta iku nga PS-ja, sepse s'mund te qendronte me Nanon, ishte socialist, mbetej socialist, do te vdiste socialist, nuk e kapi kete te fundit. Por ama nuk pajtohej me politikat e Nanos dhe vecanerisht me korrupsionin e Nanos. Pastaj nje dite u gjeten bashke kunder Rames. Ketu problemi eshte qe kjo beteje ndaj Rames behet si kryetari i PS dhe jo thjesht si individ. Ata kerkojne, meqe e humben vete PS-ne, duan shkaterrimin e saj. Kjo eshte ne dobi te Sali Berishes. Rrjedhimisht eshte per te ardhur keq qe ish-kryetari i PS, tashme merr pjese ne te gjitha pazaret dhe lufterat, per te luftuar kryetarin aktual te PS, qe do s'do demton partine e tij. Kurse Meta, sigurisht nuk eshte per t'u marre ne konsiderate, kete loje e ka bere qekur ka lere, nuk e ka fituar gjate rruges, eshte ves i lindur.
Deputeti i PS: Ne Kuvend, per te mos djegur mandatin. Bashke me ne, gjysma e Grupit