E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazim me Qipron, Shehu debaton me tifozet

Ekipi kombetar, U-19 zhvilloi gjate dites se djeshme nje ndeshje miqesore me ekipin e Qipros, ndeshja eshte ndjekur edhe nga trajneri i shpresave, Artan Bushati. Ky i fundit pa kontingjentin e te rinjve qe pretendojne te kalojne ne radhet e ekipit shpresa, per nje pjese loje. Ndeshja miqesore me Qipron perfundoi ne barazim 2-2, por gjate lojes trajneri i ekipit U-21, Ramadan Shehu mesohet te jete konfrontuar me fjale, me disa nga te pranishem ne shkallet e stadiumit. Ne edicionin e kaluar, Shehu ishte trajneri i Elbasanit, qe sic dihet ra ne nje kategori me poshte dhe pa perfunduar kampionati ai eshte larguar. Trajneri Shehu nuk ia doli qe te ndertoje raporte te mira me tifozet e ketij qyteti, cka ndikuan ne nje debat te ashper dhe me fjale fyese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›