Berisha: Ngjela avokat, nje fatkeqesi per PS-ne
Partia Socialiste po ndermerr nje aventure te madhe dhe te rrezikshme, duke i besuar avokatine e ceshtjeve te saj, nje figure si ajo e Spartak Ngjeles. Kjo ishte thirrja qe beri kryeministri Berisha, ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PD, duke e keshilluar Ramen qe te mos ece ne gabimet e tij, ne kohen qe PD ishte ne opozite. Duke folur per kerkesen e opozites per hapjen e kutive te votimit ne kater zona te vendit, kryeministri theksoi faktin se zgjidhjet origjinale qe ofron Ngjela, ne keto raste, nuk i sherbejne as kesaj partie dhe as vendit. Me nje ironi te theksuar, kreu i ekzekutivit Berisha, rrefeu se ai vete kishte shpresuar se Ngjela, do ta mbronte ceshtjen e zgjedhjeve te saj kohe ne SHBA, por ai vetem kishte shkaktuar panik tek nderkombetaret.
"Ngjelen miqte amerikane e ftuan per dreke dhe ai i pyet:-"Zoterinj, e njihni ju Xhefersonin?". Ata pane njeri-tjetrin dhe i thone po. "Atehere e dini, vazhdoi avokati, se Xhefersoni thote se kur preket vota, rrembehen armet". Ata e mbyllen diskutimin dhe me thane, se c'eshte ky njeri qe na ke derguar ketu", kujtoi Berisha, duke u shprehur se ne ate kohe per pak i "hodhi ne ere" tere strategjine e ndertuar per opozitarizmin. Madje ai shtoi se eshte fati me i zi i PS, fakti qe bie ne duart e Spartak Ngjeles. Sipas tij, Rama me Ngjelen mund te krijoje vetem "KISS"-in ose "KISS bis"-in. Ne menyre te detajuar ne mbledhjen e grupit, Berisha shpjegoi arsyet pse kerkesa e opozites per hapjen e kutive te votimit, ishte e pazbatueshme dhe antikushtetuese. Pavaresisht se qeveria deshiron te ndihmoje opoziten ne kerkesat e saj, per Berishen, nuk ka asgje ne dore qe t'i permbushte ato. "Kerkesa e zotit Rama per rinumerimin e kutive te votimit ne qarqet Berat, Tirane, Shkoder, Fier eshte hedhur poshte si nje kerkese e pabazuar ne ligj, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por ajo qe eshte vendimtare, nga Kolegji Zgjedhor", deklaroi Berisha. Nga ana tjeter, ai theksoi se, ndonese PS kontrollonte shumicen e 50 per qind te komisioneve te te gjitha niveleve ne mbare vendin, nuk paraqiti dot as edhe nje prove te vetme shkresore apo filmike ne Kolegjin Zgjedhor, nga i tere sistemi i regjistrimit te numerimit te votave, per parregullsi ne kete numerim. "Partia Socialiste ka konsumuar te gjitha rruget e apelimit dhe tani kerkon qe ne te krijojme nje gjykate te larte per Kolegjin Zgjedhor, gje te cilen ne nuk mund ta bejme kurre", theksoi Berisha edhe faktin se as qeveria dhe as Parlamenti, nuk mund te dilnin mbi vendimet e gjykatave. Ne menyre te perseritur kreu i mazhorances, i ka ftuar perfaqesuesit e opozites edhe per ngritjen e nje komisioni hetimor, per ceshtjen e zgjedhjeve. Por sipas Berishes, ky komision nuk ka tagrin te hape kuti, por vetem te shqyrtoje problematiken e zgjedhjeve dhe te permiresoje legjislacionin, per zgjedhjet e ardhshme.
Shumica
Kryeministri Berisha i ka premtuar Partise Socialiste, shumicen e anetareve ne nje komision hetimor parlamentar per ceshtjen e zgjedhjeve. Sipas tij, ky komision mund te hetoje shume ceshtje, por vetem ceshtjen e kutive nuk e prek dot.