Rama: S'ankimojme Kolegjin Zgjedhor, duam hapjen e kutive
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, reagoi dje ndaj deklaratave te Sali Berishes, duke e cilesuar si nje spekulim flagrant tentativen e justifikimit te mbajtjes peng, te kutive te 28 qershorit, me argumentin se kerkesa e opozites i bie ndesh sistemit te drejtesise. Permes nje komunikimi me mediat, kryesocialisti perseriti dje se kerkesa e opozites nuk ka asnje lidhje me procesin e ankimimit dhe gjykimit, te te gjitha atyre ceshtjeve qe kane pasur te bejne me KQZ dhe me Kolegjin Zgjedhor. Por, theksoi ai, eshte nje kerkese e cila eshte teresisht ne konformitet te plote me te drejten kushtetuese, demokratike dhe te patjetersueshme te Parlamentit, per te bere transparence mbi cdo ceshtje te vecante, qe shihet e udhes nga nje grup deputetesh, per te hetuar. "Ne kerkojme hetimin e procesit zgjedhor te 28 qershorit dhe jo ankimim te vendimit te Kolegjit Zgjedhor. Keto jane pa asnje lidhje. Sali Berisha kete e di. Dhe nese nuk e di, kjo tregon se eshte njeriu i gabuar ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar", vleresoi lideri i selise roze. Rama shprehu bindjen se lidhja qe ai ben me te dyja, eshte "nje spekulim prej sharlatani", ne perpjekje per te mos lejuar te verteten te dale ne "driten e diellit". Duke vijuar me tej, ai theksoi se kur Sali Berisha, thote se hapja e kutive eshte ogurzeze, pa dashje thote nje te vertete te madhe. "Hapjen e kutive te votimit e cileson ogurzeze dhe kete e thote jo per popullin shqiptar, jo per zgjedhesit e zgjedheset, jo per te verteten e domosdoshme te 28 qershorit, por per pushtetin e tij te grabitur, qe pa as me te voglin dyshim nuk do te qendronte ne kembe, ne rast se do te ballafaqohej ne "driten e diellit", me te verteten e kutive te 28 qershorit", komentoi deklaraten e kryeministrit, Edi Rama. Me tej, kryesocialisti nenvizoi se kerkesa e socialisteve, per hapjen e kutive te votimit dhe gjithe kerkesat e tjera behen te pakuptimta, nese shkeputen nga njera-tjetra dhe aq me teper shkeputen nga kjo kerkese e kerkesave. "Transparence per listen e zgjedhesve. Transparence per te gjitha procesverbalet dhe per te gjitha votat qe gjenden ne kuti, ne menyre qe i gjithe procesi te dale nga kutia, e t'i ekspozohet shqiptareve qe te sherbeje per te mos pasur me procese te tilla, por per te hapur nje rruge te re te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne Shqiperi", sqaroi kryetari i Partise Socialiste. Partia me e madhe ne opozite, e cila perfaqesohet ne Parlament me 65 deputete, ka bojkotuar kete institucion deri ne hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit.
LIGJSHMERIA
"Cfare ka te paligjshme ne kerkesen per te hapur kutite dhe per te hetuar gjithcka brenda kutive, ne funksion te transparences dhe jo te ndryshimit te pushtetit ne tavoline? Asgje te paligjshme nuk ka", deklaroi kryetari i Partise Socialiste, Rama.
KRAHASIMI
"Krahasimi me Afganistanin ka qene shume bujar. Ne fakt, sot jemi ne kushtet kur krahasohemi me Iranin dhe ngjashmeria e njeriut qe sot mban pushtetin ne Shqiperi me vota te grabitura, nuk ka me sa duket lidhje me njeriun qe drejton Afganistanin",-tha kryesocialisti.
RIKTHIMI
"Besoj qe e ndoqet rikthimin e Sali Berishes te kutite. Ky rikthim i shpeshte, me kujton ate shprehjen qe "krimineli kthehet gjithmone tek vendi i krimit'", u shpreh dje kryetari i partise me te madhe ne opozite, duke iu referuar deklarates se Sali Berishes.