MPJ nuk konfirmon mbytjet në lumin Tisa
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk ka konfirmuar vdekjen e asnjë kosovari në lumin Tisa në Hungari. Pas njoftimeve të mediave kosovare për këtë çështje, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kanë hedhur poshtë të kenë marrë informata zyrtare nga autoritetet e Hungarisë për përmbysjen e ndonjë mjeti lundrues apo për viktima eventuale.
Këshilltarja dhe zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Albana Beqiri, thotë se ka tri ditë që kjo ministri është duke kontaktuar Budapestin zyrtar në lidhje me këtë çështje, porse nuk është konfirmuar asgjë në këtë drejtim.
“Ajo çka mund t’ju konfirmoj unë, është se rasti është i dyshuar. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar pasi nuk gjenden trupa, e as mjeti lundrues me të cilin janë transportuar. Bëhet fjalë për një tentim-kalim ilegal të kufirit me qytetarë të Kosovës, për të kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Hungari pikërisht përmes lumit Tisa”, thotë Beqiri.
Beqiri bën të ditur se informatat jozyrtare që kanë arritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, flasin për 3 të shpëtuar - informatë kjo e cila bazohet në deklaratat e një kosovari, i cili, sipas saj, gjendet në një strehimore në Hungari.
“Ajo që është reale në tërë këtë histori, është se një person, bashkë me dy fëmijët e tij - mashkull nga Kosova, ka shpëtuar gjatë përmbysjes së barkës. Deklaratat e para të tij janë që ka shpëtuar dy fëmijët e tij dhe ka humbur bashkëshorten. Në atë barkë supozohet të kenë qenë diku 18 ose 19 persona. Janë të shpëtuar vetëm tre, kështu që diferenca është 15 apo 16 persona”, thekson Beqiri.
Mësohet se ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, ka autorizuar tashmë ambasadorin e Kosovës në Vjenë, Sabri Kiçmarin, për të udhëtuar në Hungari, në mënyrë që sa më parë të zbardhet rasti i dyshuar.
Mediat në Kosovë kanë raportuar për dyshimet se 16 kosovarë mund të jenë mbytur ndërmjet 14 dhe 16 tetorit, ndërsa po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.
Rasti mendohet të ketë ndodhur ndërmjet qyteteve Segedin dhe Suboticë. /Radio Evropa e Lirë/