E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo:Rama të kishte kërkuar dorëheqjen e Bimes

Greva e urisë së banorëve të pallatit të shembur pak ditë më parë në Gjirokastër është kthyer në debat politik në parlament. Ka qenë deputeti i Partisë Socialsite Vangjush Tavo ai i cili ka kërkuar shpërblimin nga ana e qeverisë të famijeve të dëmtuara. Ndërkaq, zëvëndëskryeministri Genc Pollo deklaroi se Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama duhet të kishte kërkuar dorëheqjen e kreut të bashkisë Flamur Bime pasi, ai është përgjegjsi kryesor i tragjedisë. Banorët e pallatit të shembur në Gjirakstër kanë prej ditës së hënë në grevë urie, pasi kërkojnë vlerësim të drejtë të dëmeve të shkaktuara dhe trasparencë të fondeve që janë dhënë nga donatorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›