E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit,seanca të veçuara

Avokatët e bandës së Durrësit kërkojnë veçimin e seancave gjyqësore për klientët e tyre. Mungesa e vazhdueshme e herëpashershme në seancat gjyqësore e disa prej avokatëve dhe shtyrja e seancave ka çuar në përplasjen mes avokatëve, disa prej të cilëve kërkojnë që gjyqi për klientëte e tyre të bëhet në mënyrë individuale në mënyrë që të përfundojë ky gjyq që ka filluar prej disa kohësh. Organi i akuzës është shprehur se "Nuk po i shpëtojmë raporteve mjekësore që të cilat kanë bërë të mundur shtyrjen e 6 seancave të fundit. Akuzat e Prokurorisë në drejtim të avokatve , të cilët mungojnë qëllimisht për të shtyrë seancat, ka qënë shkaku i një debati të ashpër mes dy palëve. Trupi gjykues pasi ka shqyrtuar kërkesen e avokatëve për të veçuar të pandehurit, ka hedhur poshtë këtë kërkesë pasi duke parë natyrën e çështjes nuk mund të bëhet veçimi i të pandehurve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›