Rama për dosjet:Jemi gati për bisedime

Kryetari i Partisë Socialiste reagon pas deklaratave të SHBA-së dhe OSBE-së për hapjen e dosjeve të sigurimit duke shtuar se opozita mbron të njëjtën mendim me ndërkombëtarët për ligjin e dosjeve sepse ky veprim nga Kryeministri Berisha është antikushtetues. Sipas Ramës Partia Socialiste është e gatshme të ulet në një tryezë të hapur bashkë me ndërkombëtarët për të krijuar një ligj të standarteve europiane. Ky veprim shtoi Rama është një hap i rëndësishëm jo vetëm për të shkuarën por edhe ndaj të ardhmes.