E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria, "gjueti shtrigash" ndaj njerezve te PBDNJ"

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut reagon serish ndaj shkarkimeve, sipas saj, selektive te perkrahesve te saj ne poste te ndryshme te administrates shteterore. "Partia Demokratike ka filluar nje "gjueti shtrigash" ndaj drejtoreve qe jane emeruar ne postet e tyre gjate bashkepunimit mes ketyre dy forcave politike", shprehur shqetesimin sekretari i Pergjithshem i PBDNJ. Nepermjet nje deklarate per mediat te bere dje, qe pas largimit te PBDNJ-se nga koalicioni qeverises, me urdher te strukturave te larta te PD-se jane larguar nga puna menjehere, 12 drejtore qe aderojne ne partine e Vangjel Dules. "Nga menyra e ekzekutimit ka qene e tipit partizance. Gjykata partizane vendosi lirimin dhe emerimin. Lancime te tilla, ekzekutime te tilla me pushkatim administrativ nuk i bejne nder nje shteti ligjor ne shekullin e XXI dhe per Evropen ku aspirojme te shkojme", deklaroi deputeti i PDBNJ. Ai gjithashtu denoncoi perfshirjen ne listat e kandidateve te partise me te madhe ne pushtet, qe jane ne pozicione kryesore te administrates. "Nga ana tjeter ne lidhje me administraten, me lodrat e kryera mbi administraten duhet gjithashtu te theksoj, se ne shume ministri drejtore te pergjithshem, sekretare te pergjithshem te Ministrive, kandidojne me forcat e djathta, gje qe eshte ne kundershtim flagrant me ligjin dhe asnje lloj mase nuk merret", kritikoi Leonard Solis.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›