Zgjedhjet u mbajtën në situatë tensioni pas 21 Janarit
Pas zgjedhjeve të vitit 2009, zhvillimet politike u karakterizuan nga tensioni dhe polarizimi, retorika e ashpër, sulmet personale dhe demonstratat e opozitës. Tensioni u rrit pas protestës antiqeveritare që organizoi PS në Tiranë më 21 janar 2011, ku u shkaktuan përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Katër qytetarë u qëlluan për vdekje dhe një numër të tjerësh u plagosën. Parlamenti inicioi një hetim, ndërsa Prokuroria hapi një tjetër hetim për këto të shtëna. Hetimet vazhdonin në kohën kur u mbajtën zgjedhjet.