Kartat e identitetit, ngecin negociatat PD-PS
Burime nga ky takim të cilat i referohet "Gazeta Shqiptare" theksojnë se parimisht është rënë dakord për çmimin e kartave,, por, nuk është rënë dakord që aplikimi të bëhet vetëm në një zyrë të vetme.
TIRANE- Të deleguarit e Berishës dhe Ramës nuk kanë gjetur një konsensus për të arritur një marrëveshje politike për pajisjen e qytetarëve me kartat e identitetit. Palët përfaqësoheshin në këtë negociata zyrtare, por jo publike, nga Oerd Bylykbashi, këshilltari i kryeministrit Berisha; Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri, si përfaqësues të socialistëve. Në këtë takim, i mbajtur larg vëmendjes së medias, janë diskutuar dy çështje kryesore; ajo e uljes së mëtejshme të çmimit të kartave në masën 200 lekë për 700 mijë shqiptarët që nuk kanë pasaportë dhe aplikimi për karta në një vend të vetëm, ose siç e quajti dy ditë më parë Kastriot Islami, në “one stop shop”.
Burime nga ky takim të cilat i referohet "Gazeta Shqiptare" theksojnë se parimisht është rënë dakord për çmimin e kartave, pasi dhe vetë kryeministri Berisha është shprehur se do të përkrahë çdo projekt që synon përshpejtimin e procesit. Por, nuk është rënë dakord që aplikimi të bëhet vetëm në një zyrë të vetme.
Nuk dihet për ç’arsye dhe se cila palë ka hedhur poshtë idenë e arritjes së një marrëveshjeje brenda ditës së djeshme, por duke i lënë të hapura negociatat për në ditët në vijim. Ajo që bëhet e ditur nga ky takim, është se në përfundim të tij ka pasur një debat të ashpër mes përfaqësuesit të qeverisë dhe atyre të opozitës.
(s.g/GSH/BalkanWeb)