E Shtunë, 31 Tetor 2026

"The Economist Group" vjen në Tiranë për investimet

Pritet që më 28 tetor, “Economist Group” do të organizojë në Tiranë konferencën e tretë ekonomike me përmasa ndërkombëtare. Konferenca do t'u mundësojë investitorëve për të shkëmbyer idetë e tyre mbi të ardhmen e biznesit 

TIRANE - Për të tretin vit rradhazi, "The Economist" do të organizojë në në Tiranë konferencën ndërkombëtare për investimet në Shqipëri. Konferenca pritet të organizohet më datëbn 28 Tetor.
"Me një norme rritjeje vjetore mbresëlënëse prej afro 6% në vitet e fundit, ekonomia e Shqipërisë po tërheq vëmëndjen e investitorëve të shumtë. Vendim-marrësit shqiptarë do të përballin një sfidë të dyfishtë në 12 muajt e ardhshëm, frenimin e rënies për shkak të krizës globale financiare dhe përmirësimin e vazhdueshem të klimës së biznesit në vënd", është shprehur Richard Eames, Drejtor i Programit të Konferencës CEMEA, Ekonomist Group.
Konferenca, që do të drejtohet nga ekspertët e Economist Group, do t'u mundësojë investitorëve të huaj dhe drejtuesve të bizneseve lokale për të shkëmbyer idetë e tyre mbi të ardhmen e biznesit dhe të ekonomisë së vendit. Në të pritet të marrin pjesë përfaqësues nga kompani të mëdha investime dhe prodhimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, etj.
Gjatë saj, do të diskutohen për prioritetet e qeverisë për zgjedhjet e ardhshme, planet për të përmirësuar infrastrukturën e vëndit dhe nxitjen e klimës së biznesit, masat e qeverisë për tërheqjen e më shumë investitorëve të huaj, ndryshimet që duhet të ndërmarrë qeveria për lehtësimin e veprimtarisë së biznesit etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›