Banorët e Laprakës protestojnë kundër bashkisë
Ata fajësojnë drejtëpërsëdrejti Bashkinë e Tiranës dhe Bankën Botërore që i kanë lënë në mes të katër rrugëve. Disa nga banorët e njësisë bashkiake të Laprakës kanë gati nëntë muaj të cilët ndodhen në qiell të hapur dhe janë sistemuar ku të munden. Kështu nëpërmjet një projekti pilot të Bankës Botërore vënë në zbatim nga Bashkia e Tiranës atyre ju janë prishur shtëpitë me justifikimin se do të zgjerohej rruga. Projekti i ndërtimit të infrastukturës së zonës përfshinte dhe zonën e këtyre ndërtesave dhe kështu shtëpitë e tyre u prishën pa dëshirën e tyre. Një tjetër justifikim nga ana e bashkisë ka qënë dhe se ndërtimet kanë qënë pa leje, megjithëse dokumentacionet që disponojnë banorët flasin për ndërtime në proces legalizimi. Pas nëntë muajsh, periudhë në të cilën banorët kanë pritur që të kompesohen sipas një premtimi të bërë, ata janë ngritur në një protest për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara.Nuk është bërë asnjë lloj paralajmërimi që banorët të mund të përgatiteshin për boshatisjen e banesave të tyre. Menjëherë forcat e policisë bashkiake kanë ndërhyrë për ti nxjerrë nga banesat dhe fadromat kanë rrëzuar ndërtesat e tyre. Nuk ju është dhënë asnjë lloj shpjegimi përse është bërë kjo ndërhyrje megjithëse ju është premtuar një kompësim i mundshëm. Banorët deklarojnë se nëse Bashkia e Tiranës nuk bën shlyerjen në formë dëmshpërblimi dhe nëse Banka Botërore sipas premtimeve që ka bërë t'i japë dëmshpërblimet atëherë ata do të duhet të marrin hapa të tjera. Kjo protestë e parë nuk është asgjë sipas tyre. Mëgjithëse janë në një gjyq të hapur me Bashkinë e Tiranës, i cili ende vazhdon, dhe nëse ky gjyq nuk përfundon në favor të tyre ata shprehen se janë gati të shkojnë deri në vetëflijim për të fituar të drejtat e tyre